Sulmi ndaj Sylës e vrasja në Pejë - çka ndodhi gjatë javës?
Sulmi ndaj gazetarit dhe analistit, Valon Syla, rasti i vrasjes në Pejë dhe diskutimet për mbajtjen e zgjedhjeve në veri, janë disa nga temat që karakterizuan javën që po e lëmë pas.
Sulmi ndaj Sylës
Të martën më 11 prill, gazetarit Valon Syla u sulmua nga tre persona në një lokal në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.
Syla nga sulmi pësoi lëndime në kokë ku edhe u trajtua në QKUK.
Sipas Sylës sulmuesit e tij ishin “fanatikë islamikë”.
Syla, fillimisht për Nacionalen ka konfirmuar se gjendja shëndetësore e tij është më e mirë.
“90 për qind jam i rikuperum, duhem me shku me i heq penjtë e lëndimit, dora më ka kaluar pak a shumë. Mirë jam.” – ka thënë ai.
Pyetur nga Nacionale rreth arrestimit të tre personave, ai tha se e ka mbajtur mend vetëm njërin prej tyre.
“Njërin e mbajta në mendje, atë me flokë të gjata, që e fshehte kokën. Ata të tjerët s’i kam pa as atë natë. Më erdh mirë, policia ka qenë nonstop në komunikim me mua. Më ka njoftuar se çka po ndodhë. Kemi qenë në dijeni, por nuk kemi guxu me folë në publik.” – tha ai.
Një ditë pas, Policia e Kosovës identifikoi dhe arrestoi tre sulmuesit e Sylës ndaj të cilëve Gjykata mori vendim për 1 muaj paraburgim.
Ata dyshohen për kryerjen e veprës penale “Nxitje e përçarjes dhe mos durimit”.
Për sulmin e Sylës pati dhjetëra reagime të cilët kundërshtuan sulmin ndaj fjalës së lirë.
Për këtë rast reaguan edhe pushtetarët e opozitarë, shoqëria civile e organizatat ndërkombëtarë të gazetarëve. Por një reagim nuk e bërë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Vrasja në Pejë
Një ngjarje e rëndë ndodhi në Pejë javën që po e lëmë pas. Një djalë dyshohet se ka vrarë nënë e tij.
Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit U.H, i dyshuar për vrasjen e nënës së tij.
Ndërkohë, avokati i tij, Asdren Mekaj ka bërë të ditur se çka i ka thënë i dyshuari pas bisedës me të lidhur me dyshimin për vrasjen e kryer.
“Më ka detyruar shërbimi informativ rus”, “Jam i dërguar i profetit”, “E kam shpëtuar shqiptarinë” dhe “Jam Skënderbeu i ri”, janë disa nga fjalët që i dyshuari i ka thënë avokatit të tij Mekaj.
Ndër të tjera, për këtë ngjarje pati një reagim të madh në rrjetet sociale.
Zgjedhjet në veri
Situata në veri ka vënë në pikëpytje edhe mbajtjen e zgjedhjeve në komunat veriore.
Këto zgjedhje pritet të mbahen por në kushte jo të njejta për shkak të sigurisë.
KQZ ka treguar se nga 44 qendra të votimit në këto komuna, të cilat janë shfrytëzuar në proceset e kaluara zgjedhore, vetëm 6 prej tyre do të hapen në të njëjtat objekte, ndërsa 13 të tjera do të jenë qendra alternative.
Në anën tjetër, ekzkutivi është i vendosur për mbajtjen e zgjedhjeve. Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi ka thënë se nuk do t’i nënshtrohen një parite politike, pra Listë Serbe që nuk merr pjesë në zgjedhje.
“Fillimisht, zgjedhjet janë themel i demokracisë dhe në një demokraci të mirëfilltë janë institucionet shtetërore që vendosin afatet zyrtare për mbajtjen e tyre. Në këtë rast, në zgjedhjet në veri të Kosovës, ka vullnet nga parti politike që të jenë pjesëmarrës në zgjedhje. Ky vullnet mungon vetëm nga një subjekt dhe do të ishte gabim që vullneti politik i shumicës së subjekteve politike t’i nënshtrohet interesave joparimore të një subjekti të vetëm politik.” – deklaroi ai.
Ndërkohë, në Kosovë pati zëra që kërkuan që këto zgjedhje të mos mbahen dhe të shtyhen përsëri.
Kujtojmë se zgjedhjet do të mbahen me 23 prill.
Përveç ngjarjeve që përmendëm më lartë, duhet të theksojmë se kryeministri i Malit të Zi, vizitoi Kosovën, ku u takua me krerët institucional e biznesmen të ndryshëm.







