Caktohet masa e paraburgimit ndaj të dyshuarëve që sulmuan gazetarin Valon Syla
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj 3 të dyshuarëve L.D, K.H, dhe O.H, për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.
Masa e paraburgimit është caktuar për 30 ditë. Të dyshuarit po akuzohen për veprën “nxitje e përqarjes dhe mos durimit.
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve L.D, K.H dhe O.H për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Nxitja e përqarjes dhe mos durimit nga neni 141 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe neni 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjyqtari i Procedurës Paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve L.D, K.H dhe O.H, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë. – thuhet në njoftim.