“Një rast i tillë s’ka ndodhur kurrë”: Prokuroria deklarohet sërish rreth vrasjes së rëndë në Pejë - NACIONALE

“Një rast i tillë s’ka ndodhur kurrë”: Prokuroria deklarohet sërish rreth vrasjes së rëndë në Pejë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Po vazhdojnë hetimet në lidhje me vrasjen e rëndë në Pejë, ku një 30 vjeçar dyshohet se vrau nënën e tij gjatë pasdites të së premtës.

Në një deklaratë për Kosova Press, zëdhëënsi i Prokurorisë Themelore të Pejë ka thënë se i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa prokurorja e rastit, do të kërkojë paraburgim prej një muaj.

Ai ka theksuar se “një rast i tillë nuk ka ndodhur më parë”.

“I pandehuri është rreth moshës 30 vjeçare… Një rast i tillë është rast që nuk ka ndodhur më parë… Ne me Policinë e Kosovës jemi duke bërë hetime intensive që të ndriçohet në plotni kjo çështje e rëndë penale. Në vendin e ngjarjes Policia e Kosovës, është përgjigjur në afat shumë të shpejtë dhe ka arritur ta lokalizojë personin e dyshuar më pas dhe ta arrestojë. I njëjti me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë… Ne nuk mund t’i bëjmë hetimet publike, ku hetimet janë në fazën konfidenciale. Prokurori i shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës dhe institucionet tjera, janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që kjo çështje të ndriçohet.” – ka deklaruar ai.

Ndërkohë, Nikçi ka konfirmuar se janë duke pritur raportin e mjekut ligjor, pasi trupi është dërguar për autopsi.

“Trupi i pajetë i viktimës është dërguar t’i bëhet autopsia në Institutin të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë dhe jemi në pritje të raportit nga mjeku ligjor lidhur me këtë çështje… Një rast i tillë është rast që nuk ka ndodhur më parë. Rasti është shumë i ndjeshëm dhe duhet t’i kursejmë anëtarët e familjes, që mos t’i lëndojmë më shumë.” – ka thënë ai.

Ndërkohë, një ekip i gazetës Nacionale dje ka qëndruar në Pejë, konkretisht në vendin ku ka ndodhur vrasja e rëndë.

Ekipi i gazetës ka biseduar me fqinjët e familjes për të kuptuar rrethanat se si ka ndodhur rasti.

Në kushte anonimiteti, ata kanë thënë se rasti ka ndodhur brenda shtëpisë.

Sipas tyre, vrasjen e kanë kuptuar kur babai dhe halla e dorasit kanë dalë në oborrin e shtëpisë dhe kanë kërkuar që të thërrasin policinë.

"Rasti ka ndodhë pasdite, në rrugë kanë dalë babai dhe halla e dorasit, kanë kërkuar nga fqinjtë që të thërrasin policinë. Ai ka dalë jashtë, ka qenë i mbuluar me gjak. Policia e kanë vendosur në veturë dhe kanë ecur.”, ka thënë një fqinjë i tyre.

I njëjti, i ka thënë Nacionales se dorasi nuk ka qenë person problematik dhe se ka jetuar për disa vite jashtë vendit.

Sipas fqinjëve, nuk dihet nëse kanë pasë ndonjë problem, nuk është vërejtë që ka qenë person problematik. Ky ka jetuar jashtë që disa vite, ka ardhë në Kosovë, nuk ka pasë probleme, nuk dihet çfarë ka ndodhur.” – tha ai.

Lajme të ngjashme