Sulmi kimik mbi ushtarët shqiptarë në Gramsh, reagimet nga Shqipëria - temë edhe në mediet e huaja
Një ngjarje krejt e papritur ka ndodhur të shtunën mbrëma në Shqipëri. Dy burra dhe një grua, shtetas rus e ukrainas, janë futur në mënyrë të pautorizuar në uzinën e çekiçit në Grams, duke sulmuar dy ushtarë me sprej neuroparalizues. E sot në mëngjes, ngjarja në Gramsh është bërë kryetemë në mediat e huaja.
Pas këtij sulmi, ka reguar kryeministri i Shipërisë, Edi Rama, duke thënë se ngjarja në Gramsh është delikate.
Edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, shkroi një mesazh në Twitter, duke kominikuar se po e ndjek me vëmendje incidentin në uzinën ushtarake në Gramsh.

Policia e Shtetit shqiptar ka ofruar informacione, duke treguar se 3 persona janë arrestuar si të dyshuar, gjersa gjësendet e gjetura tek të dyshuarit janë dërguar në laborator për t'u analizuar.
Në mediet e Shqipërisë raportohet se 3 të arrestuarit janë deklaruar se janë turistë.
Ndërsa, Gramshi ka qenë edhe në vëmendjen e gazetave ndërkombëtare.
The Guardian, Duetche Welle, Reuters, ABC News VOA, REL, Bloomberg, Al Jazeera, janë disa nga mediat e njohura ndërkombëtare që kanë shkruar rreth sulmit ndaj ushtarëve të Shqipërisë, shkruan Nacionale.
Reagimet nga Shqipëria
Të shtunën, ushtarët që po kryenin detyrën e ruajtjes dhe mbrojtjes së uzinës ushtarake u sulmuan nga tre persona me shtetësi të huaj, të cilët tëntuan të futën fshehurazi në objekt.
Njëri njëri prej tyre ka përdorur sprej duke lënë të plagosur dy ushtarakët.
Menjëherë pas sulmit, ka reaguar Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, duke u dëshiruar shërim të shpejtë ushtarëve të lënduar.
“Çfarë trishtimi që edhe kur bëhet fjalë për një ngjarje kaq delikate sa ajo e Gramshit, gjithëfarë gjelash laramanë ia marrin avazit majë plehut të interesave të tyre mizerabël! Po edhe çfarë krenarie për rojet ushtarake që i neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunazh!”, shkroi Rama në Twitter.
Çfarë trishtimi që edhe kur bëhet fjalë për një ngjarje kaq delikate sa ajo e Gramshit, gjithëfarë gjelash laramanë ia marrin avazit majë plehut të interesave të tyre mizerabël! Po edhe çfarë krenarie për rojet ushtarake që i neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunazh!
— Edi Rama (@ediramaal) August 20, 2022
Njëjtë ka vepruar edhe Bajram Begaj, presidenti shqiptar, teksa informoi se është në komunikim të vazhdueshëm me Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
“Ngjarjen në uzinën e Gramshit po e ndjek me vëmendje. Në komunikim të vazhdueshëm me Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, strukturat e shërbimeve informative & ato ligjzbatuese, të cilat i inkurajoj & mbështes për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe parandalimin e çdo situate që cenon sigurinë kombëtare. Mirënjohje për dy efektivët e Forcave të Armatosura, të cilëve u uroj shërim të shpejtë”, tha Presidenti në një mesazh në Twitter.
1/2 Ngjarjen në uzinën e Gramshit po e ndjek me vëmendje. Në komunikim të vazhdueshëm me SHPFA, strukturat e shërbimeve informative & ato ligjzbatuese, të cilat i inkurajoj & mbështes për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe parandalimin e çdo situate që cënon sigurinë kombëtare🇦🇱
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) August 21, 2022
Edhe partia më e madhe opozitare, Partia Demokratike është deklaruar për ngjarjen, duke iu referuar sulmit si “akt agresioni terrorist”.
“Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe këtë akt agresioni terrorist të zbuluesve rus ndaj rojeve të Uzinës Ushtarake të Gramshit, veprimtarinë e tyre subversive ndaj vendit tonë. Partia Demokratike dënon edhe vlerësimin si incident nga Ministria e Mbrojtjes të këtij akti të mirëfilltë agresiv ndaj jetës së ushtarakëve tanë në detyrë dhe sovranitetit të vendit tonë.”, shkroi Sali Berisha, kryetari i PD-së, në Facebook.
Jehona në mediet ndërkombëtare
Natyrisht, sulmi ndaj ushtarëve shqiptarë ka zënë vend edhe në mediet ndërkombëtare, të cilat po vazhdojnë të raportojnë edhe në moment e publikimit të këtij shkrimit.
Gazeta prestigjioze britinaike, The Guardian, në një artikull relativisht të gjatë, shkruan se dy rusë dhe një ukrainas janë arrestuar pas një “bastisje të qartë spiunazhi”, duke cituar Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë.
“Oficerët që ruanin impiantin kanë reaguar menjëherë, por gjatë përpjekjeve të tyre për të ndalur tre shtetasit e huaj, dy nga ushtarët tanë kanë mbetur të plagosur”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se gjendja e ushtarëve është e qëndrueshme.”, shkruan tutje the Guardian.
Edhe Reuters i ka kushtuar një shkrim këtij sulmi.
“Shqipëria arreston dy rusë dhe një ukrainas duke tentuar të hyjë në fabrikën ushtarake”, e titulloi shkrimin e saj mediumi i famshëm.
Edhe e famshmja gjermane Deutche Welle, ka shkruar për sulmin në Gramsh, duke ofruar detajet e fundit për ngjarjen që tronditi Shqipërinë.
“Ministria e Mbrojtjes në Tiranë tha se dy ushtarë shqiptarë u plagosën në përpjekje për të ndalur treshen. Kryeministri shqiptar Edi Rama tha se tre personat e arrestuar janë "të dyshuar për spiunazh.”, shkruan DW.
Ndërsa VOA amerikane ka shkruar në detaje për ngjarjen, ku u arrestuan 3 të dyshuar për sulm.
“Ndërsa i riu rus është shoqëruar në komisariatin e Gramshit, policia ushtarake, ka vërejtur dhe dy persona të tjerë, që dyshoheshin se po shoqëronin të riun rus që kishte hyrë në Uzinë. Sipas njoftimit të ministrisë së Mbrojtjes, gruaja ruse 33 vjeçare dhe ukrainasi 25 vjeçar, janë ndaluar nga policia jo shumë larg Uzinës, ndërsa udhëtonin me një automjet sportiv me targa të Ukrainës.”, shkruan VOA.
Al Jazeera në raportimet e saja direkte për invazionin rus në Ukrainë, shkroi edhe për sulmin në Gramsh.
Çka dihet për sulmin?
Policia shqiptare ka lëshuar një komunikatë të gjatë për sulmin në uzinën e armëve në Gramsh, ku mbetën të lënduar dy ushtarakë shqiptarë, të cilë u plagosën pas sulmit me sprej në fytyrë.
Për këtë ngjarje, njofton Policia shqiptare, janë ndaluar 2 rusë dhe 1 ukrainas, teksa kanë sekuestruar një makinë të tipit “Chevrolet”, me të cilën lëviznin të dyshuarit.

Në njoftim, po ashtu tregohet se grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit, janë në vendngjarje, gjersa vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes dhe dokumentimit ligjor të saj.
“Për këtë ngjarja janë angazhuar Departamenti i Policisë Kriminale dhe Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit dhe po koordinohen veprimet me Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Dy ushtarakët e dëmtuar pas ndihmës së parë mjekësore janë transportuar në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.”, përfundon komunikata.
Ndërsa, sendet personale të të dyshuarve janë sekuestruar dhe tashmë janë dërguar në laboratorin shkencor për ekzaminim..
Një nga gjërat e sekuestruara është edhe një pajisje që të dyshuarit pretendonin se është pajisje për të fotografuar, ndërsa dyshimet janë se ajo u përdorë për spiunazh.
“Mësohet se ka dyshime të forta se këta 3 shtetas mund të jenë pjesë e një celule spiunazhi në Rusi. Burime nga grupi hetimor dhe dëshmitarë të ngjarjes, bënë me dije se 3 shtetasit e huaj ndodheshin prej 3 ditësh në Gramsh”, shkruan Lapsi.al, transmeton Nacionale.
Në mediet e Shqipërisë raportohet se 3 të arrestuarit janë deklaruar se janë turistë.
“Jemi turistë. Kemi pasion fotografinë e uzinave të braktisura. Menaxhojmë faqe në Instagram dhe nuk i përkasim asnjë agjencie inteligjente", raportohet të kenë thënë 3 të arrestuarit para autoriteteve shqiptare.