Sulmi i mbrëmshëm në Kishnicë me koktej-mollotovi, Policia arreston dy të mitur
Mbrëmë në orët e vona u raportua për një sulm me koktej-mollotovi në njërën prej shtëpive të banuar me serbë.
Nuk ka shkuar shumë dhe Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë dy të mitur.
Këtë e konfirmoi vet institucioni në fjalë përmes një komunikate të para pak çasteve.
"Më datë 06.11.2022, rreth orës 20:00, është pranuar informata se në fshatin Kishnicë, në drejtim të një shtëpie, është hedhur një shishe që dyshohet të ketë qenë e mbushur me substancë në gjendje të lëngshme e cila ka mbetur të konfirmohet pas ekzaminimeve të nevojshme. Ndërkohë që kanë vijuar veprimet hetimore të ndërmarra nga ana e hetuesve policor, sot janë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar si të implikuar në rast", shkruan ndër të tjerash në njoftim.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
