Studiuesi i Ballkanit: Trajtimi i Kosovës nga Perëndimi, zhgënjyes - NACIONALE

Studiuesi i Ballkanit: Trajtimi i Kosovës nga Perëndimi, zhgënjyes

1 vit më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Një nga studiuesit më të mëdhenj të Ballkanit dhe autori i librit, "Kosova një histori e shkurtër", Sir Noel Malcolm, ka hedhur kritika ndaj Perëndimit.

Sipas tij, ashtu siç i ka quajtur vendet evropiane dhe jo vetëm, "palët e jashtme" nuk kanë pasur plan, respektivisht strategji konkrete për Kosovën.

Kuptohet, ai vlerësoi ndihmën e NATO-s për çlirim dhe angazhimin për Pavarësi, megjithatë pjesa e pastajme mbetet zhgënjyese.

“Ajo që do thosha është se që nga 1998-a trajtimi i Kosovës nga palë të jashtme, ka qenë kryesisht zhgënjyes. Sigurisht ka pasur dukshëm momente të mira: çlirimi i Kosovës nga forcat e NATO-s, mbështetja finale për shpalljen e Pavarësisë në2008-ën, diçka ekstremist e rëndësishme asokohe. Por në aspekte të tjera ishte zhgënjyese që Perëndimi asnjëherë nuk qe i koordinuar në një strategji për Kosovën”, ka thënë fillimisht ai, transmeton A2CNN.

Në anën tjetër, ai komentoi edhe Planin e Ahtisaarit. Këtu kujtoi faktin se Serbia nuk ktheu në Prishtinë trashëgimitë kulturore të Kosovës, ashtu siç ishin dakorduar palët në aneksin e planit të diplomatit finlandez.

“Planin Ahtisari vendosën që ta zbatojnë në mënyrë selektive. Ai plan kishte një aneks në të cilin thuhej se dosjet me çështje të trashëgimisë kulturore në arkivat e Beogradit do duhej të ktheheshin në Prishtinë. A kanë bërë ata ndonjëherë një përpjekje që kjo të ndodhë? Aspak. Ajo thjesht ka rënë ose përfshirë në çështjet ku të dy vendet duhet të arrijnë kompromis".

Tutje, Malcolm shtoi se kur thpnë që të dy palët duhet të arrijnë kompromis, përshtypja e tij është që të ushtrojnë dyfish presion mbi Kosovën sesa mbi Serbinë"

"Por në fakt kur thonë që të dy palët duhet të arrijnë kompromis, përshtypja ime është që ushtrojnë dyfish presion mbi Kosovën se sa mbi Serbinë. Në kuadër të planit Ahtisari Kosova ka bërë shumë lëshime sa u përket të drejtave të serbëve që jetojnë në territorin e saj dhe ndaj Prishtinës vazhdojnë të kërkojnë lëshime, duke e lejuar Beogradin që të bëjë dhe më shumë kërkesa”, pohoi ai.

Në pjesën e fundit, njeriu që gëzon mbi supe titullin "Sir", tha nëse ka një ngushëllim të vogël nga lufta e tmerrshme në Ukrainë, është që Perëndimi të jetë i zgjuar.

“Nëse ka një ngushëllim… një ngushëllim të vogël nga lufta e tmerrshme në Ukrainë, është që Perëndimi të jetë zgjuar; të jetë në alert tashmë ndaj strategjisë ruse në Ballkan. Shpresoj në rikthimin e vëmendjes së amerikanëve në Kosovë, një vëmendje e larguar pas 2008-ës. Po shpresoj që vendet perëndimore të jenë më të përqendruara në rajon”.

Ku është dialogu?

Që nga marrëveshja për targa nuk ka pasur ndonjë takim të nivelit të lartë, ani pse edhe në të njëjtën marrëveshje, nuk ishin krerët shtetërorë, por përfaqësuesit e dialogut, Bislimi dhe Petkoviq.

Ka qenë emisari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak që ka thënë se gjatë javës së ardhshme do të zbarkojë në të kryeqytetet, Prishtinë e Beograd.

Sipas diplomatit sllovak, kjo do të bëhet që të sigurohet se palët do t'i qëndrojnë prapa marrëveshjes për targa dhe do të koordinohen për normalizim të marrëdhënieve.

Kush është Sir Noel Malcolm?

Sir Noel Malcolm është gazetar, historian, akademik filozof dhe analist politik në Angli. Si gazetar spikati në pasqyrimin e me realizëm të situatës në ish-Jugosllavi, aty ku ndodhën dhe konfliktet e përgjakshme në Bosnjë dhe Kosovë.

“Kosova – një historie shkurtër” është libri që The New Yourk Times e quajti si udhëzuesin më të mirë për hapat që duhen marrë ndaj një katastrofë fatale. Përveç këtij libri dhe tre agjentëve perandorakë, Malcolm ka shkruar edhe studimin mbi historinë e shqiptarëve, rebelët, besimtarët, të mbijetuarit.

Lajme të ngjashme