Kurti e përsërit: Dialogu nuk është as prioriteti numër një, as numër dy, mund të duket, por s'është - NACIONALE

Kurti e përsërit: Dialogu nuk është as prioriteti numër një, as numër dy, mund të duket, por s'është

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti ka thënë përsëri që dialogu nuk është prioritet i tij.

Nuk është prioritet as numër një e as numër dy, ka thënë Kurti gjatë seancë ku u thirrë për interpelcanë për situatën aktuale në vend.

Kurti theksoi se nëse shikohen orët e punës së tij atëherë mund të vërehet se dialogu nuk është në tri prioritetet e para.

Në bazë të vëllimit të punës që bëjë, dialogu nuk është as prioriteti numër një as numër dy, njejtë qysh e kam thënë parë një viti e gjysmë, pra nëse shikoni sa orë të punës merrem me dialogun, nuk është në tri të parat në prioritet. Mund të duket nga ajo që transmetohet në lajmet televizive që është vazhdimisht dialogu por nuk është ashtu.”, ka thënë Kurti në Kuvend.

Unë kam një zëvendës (Besnik Bislimi) që është për integrime e dialog.”, ka thënë tutje ai duke nënkuptuar se ai merret me dialogun.

Ndryshe, Kurti mund të thotë se dialogu nuk është në prioritetet e tij, por duhet të theksojmë se vetëm gjatë këtij viti mbi pesë takime me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqi, ku ndër të tjera është diskutuar edhe për ecjen para në procesin e dialogut.

Lajme të ngjashme