Staroviqi për planin franko-gjerman: Krejt BE-ja e mbështet, Serbia mund të shkatërrohet ekonomikisht për më pak se një vit - NACIONALE

Staroviqi për planin franko-gjerman: Krejt BE-ja e mbështet, Serbia mund të shkatërrohet ekonomikisht për më pak se një vit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sekretari i Ministrisë së Mbrojtjes në Qeverinë e Serbisë, Nemanja Staroviq, u shpreh sot në lidhje me planin franko-gjerman pas fjalëve të djeshme të kryeministrit Kurti.

Ai u shpreh sot se nuk mund të flitet më për plan franko-gjerman pasi që ai kishte mbështetjen e 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, mes të cilave edhe pesë shteteve që nuk e njihnin Pavarësinë e Republikës së Kosovës.

“Nuk duhet të ketë qasje emocionale, sepse “pushka e Bashkimit nuk është bosh,” – u shpreh z. Staroviq, përcjell Kosovo-Online.

“Duhet të jemi të kujdesshëm, nuk duhet të futemi në një situatë që për shkak të një preagimi që do të ishte emocional të kemi një Serbi të shkatërruar ekonomikisht në më pak se një vit... Duhet të peshojmë të gjitha pasojat...” – vazhdoi ai.

Ai përdori edhe argumentin se si kompanitë nga BE-ja ishin tërhequr nga tregu rus pavarësisht humbjeve që kishin pësuar.

Lajme të ngjashme