Staroviq: Arrestimi i 72-vjeçarit në Jarinje, incident që synon frikësimin e popullit serb - NACIONALE

Staroviq: Arrestimi i 72-vjeçarit në Jarinje, incident që synon frikësimin e popullit serb

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë, Nemjana Staroviq, ka folur lidhur me arrestimin e serbit Branko Banjac në Jarinje.

Detaje rreth këtij arrestimi ka dhënë për Gazetën Nacionale, zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani.

“72-vjeçari, B.B. është arrestuar rreth orës 12:00 në Jarinjë, i dyshuar për veprën penale ‘shpërdorim i pasurisë’. Ai është intervistuar në Drenas, e më pas është liruar” - ka thënë ai.

Lidhur me këtë arrestim, Staroviq tha se sipas tij ky është një mesazh i qartë i Kurtit drejtuar serbëve, që të mos kthehen në Kosovë, pra ai tha se është incident që synon frikësimin e popullit serb.

Ai tha se 72-vjeçari Banjac ka shkuar me gruan e tij në Kosovë, ku është paraparë të mbahej seanca në procedurë për tentativën për kthimin e pronës së konfiskuar me forcë, shtëpisë së gruas së tij në qendër të Pejës- raporton Kosovo Online.

“Vetëm pas ndërhyrjes së nivelit më të lartë politik, ndërhyrjes së Petar Petkoviqit ndaj Miroslav Lajçakut, z. Banjac u lirua. E shohim se cili është qëllimi i Albin Kurtit – të dërgojë një mesazh të qartë për serbët e dëbuar nga Kosova të mos kthehen, as të vijnë për vizitë, pa nisur rastësisht procedurat për kthimin e pronës së tyre”- tha Staroviq.

Staroviq shtoi se sipas tij ka tërheqje të vazhdueshme, të përditshme e të njëanshme të levizjeve të regjimit të Kurtit, të cilat prishin në mënyrë drastike klimën politike dhe të sigurisë.

“Mendoj se nuk ka kanale normale komunikimi, prandaj duhet normalizim, është mirë që Banjaci u lirua, u kthye në shtëpi, por nuk mund të themi se është normale, për incidente të tilla duhet ngritur problemi në niveli më i lartë politik, nuk është i qëndrueshëm”- shtoi Staroviq.

Çka tha Staroviq për Asociacionin?

Staroviq tha se ka frikë se integriteti i të gjithë procesit të negociatave është vënë sërish në pikëpyetje.

Ai shtoi se të dyja palët duhet t’i zbatojnë obligimet e tyre, por se sipas tij hapi i parë duhet të kryhet nga pala prishtinase.

“Parimi është si vijon, që të dyja palët t'i zbatojnë obligimet e tyre, hap pas hapi. Në këtë mënyrë, të gjithë, duke përfshirë edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë, u pajtuan se hapi i parë duhet të bëhet nga pala prishtinase. Bëhet fjalë për formimin e bashkimit të komunave serbe.Ne shohim qe për këtë hapi i parë shkel të gjitha parimet që janë vendosur diku”- tha Staroviq.

Lajme të ngjashme