Arrestohet një serb në Jarinjë nën dyshimin për shpërdorim të pasurisë, reagon Petkoviq - NACIONALE

Arrestohet një serb në Jarinjë nën dyshimin për shpërdorim të pasurisë, reagon Petkoviq

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Një person i nacionalitetit serb është arrestuar gjatë ditës në pikën kufitare në Jarinjë.

Detaje rreth këtij arrestimi ka dhënë për Gazetën Nacionale, zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani.

Elshani ka treguar se i njëjti është arrestuar nëndyshimin për veprën penale shpërdorim të pasurisë.

72-vjeçari, B.B. është arrestuar sot rreth orës 12:00 në Jarinjë, i dyshuar për veprën penale ‘shpërdorim i pasurisë’. Ai është intervistuar në Drenas, e më pas është liruar.” - ka thënë ai.

Rreth këtij rasti ka reaguar edhe reaguar kryenegociatori serb në dialogun Kosovë-Serbi, Petar Petkobviq.

Petkoviq përmes një postimi në Twitter ka thënë se personi i arrestuar, është liruar pas një “aksionit politik dhe diplomatik të Beogradit”.

Branko Banjac, i cili u arrestua me forcë sot në Jarinje, pa asnjë shpjegim apo bazë, është liruar pas aksionit politik dhe diplomatik të Beogradit. Ai dyshohet se është arrestuar “gabimisht”. A do t’i kërkojë dikush falje Brankos dhe familjes së tij për stresin që pësuan dhe do të përgjigjet për të?”- ka shkruar ai.

“Si ndodh që vetëm serbët arrestohen gabimisht? Të tilla ‘rrëmbime’ të serbëve të pafajshëm janë një metodë standarde e frikësimit me të cilën policia e Kurtit përpiqet të krijojë një ndjenjë të përgjithshme kërcënimi në mesin e popullit serb në Kosovë.” – ka përfunduar Petkoviq.

Lajme të ngjashme