Stano për bllokadat në pika kufitare nga Serbia: Është përgjegjësi zbatimi i marrëveshjes për lirinë e lëvizjes - NACIONALE

Stano për bllokadat në pika kufitare nga Serbia: Është përgjegjësi zbatimi i marrëveshjes për lirinë e lëvizjes

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Bashkimi Evropian ka reaguar lidhur me bllokadat nëpër pika kufitare nga Serbia.

Peter Stano ka thënë se të gjitha shtetet duhet të zbatojnë marrëveshjen për lirinë e lëvizjes.

“Liria e tubimit paqësor, duke respektuar ligjin, është absolutisht thelbësore në çdo demokraci. Megjithatë, personat e maskuar në Serbi, pranë pikave të përbashkëta të kalimit, që bllokojnë trafikun që vjen nga Kosova dhe frikësojnë udhëtarët, nuk bëjnë pjesë në këtë kategori. Marrëveshja e dialogut e vitit 2011 për lirinë e lëvizjes përcakton qartë parimin e udhëtimit të lirë brenda ose përmes territorit të palës tjetër. Është përgjegjësi e secilës palë që t’i zbatojë ato dispozita në territorin e saj, në këtë rast Serbisë”, ka thënë Stano.

Pikëkalimet kufitare mes Kosovës e Serbisë iu kthyen normalitetit pasi personat e maskuar në Serbi hoqën barrikadat. Edhe Kosova liroi pikat që i mbylli në përgjigje të selektimit racist nga ana e serbëve protestues.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, të shtunën pasdite doli me një lajmërim, ndërsa tha se duan rend e ligj në çdo cep të vendit.

Lajme të ngjashme