Spitali i Pejës për vdekjen e foshnjës: Rasti nuk ka ndodhur për shkak të mosveprimeve të personelit - NACIONALE

Spitali i Pejës për vdekjen e foshnjës: Rasti nuk ka ndodhur për shkak të mosveprimeve të personelit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot është raportuar se ka vdekur një foshnje në Spitalin e Pejës.

Babai i foshnjës ka raportuar rastin në polici duke thënë se shkak për vdekjen e foshnjës së tij është stafi mjekësor i cili ka qenë neglizhentë.

Mirëpo për këtë çështje ka reaguar edhe Spitali i Pejës.

Ata kanë thënë se nuk ka të bëjë me neglizhencë, dhe se siç thonë ata, rasti nuk ka ndodhur për shkak të mosveprimit të stafit.

Por në anën tjetër sigurojmë ata dhe gjithë opinionin se nuk bëhet fjalë për asnjë neglizhencë dhe rasti nuk ka ndodhur për shkak të mosveprimeve apo veprimeve të personelit tonë, veprime këto të cilat kanë qenë skajshmërisht të mëdha dhe të bazuara në protokollet lidhur me lindjet, por raste të tilla fatkeqësisht nuk janë në dorën tonë që t’i evitojmë. Spitali i Përgjithshëm në Pejë dhe personeli ynë është duke bashkëpunuar plotësisht me organet hetuese që po merren me këtë rast”, thuhet në komunikatë në komunikatën e tyre.

Tutje, ata kanë thënë se shkak për vdekjen e foshnjës mund të jetë kordonin umbimical rreth trupit dhe dorës.

Shtatzëna në këtë rast është vizituar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë më datë 7.03.2023 nga mjeku specialist dhe i është rekomanduar pranimi në spital për lindje dhe gjatë vizitës janë respektuar të gjitha procedurat e parapara mjekësore dhe sipas protokolleve nuk është vërejtur asnjë shenjë rreziku i mundshëm për nënën dhe frytin. Sipas parametrave obsterik lindja është vendosur që të bëhet si lindje e rregullt duke respektuar rregullat protokollare. Rreth orës 16:20 mamia e dërgon pacienten në monitorim të rregullt me Ctg mirëpo nuk vërehen tonet e bebes. Me kërkesën e familjarëve lindja kryhet me prerje cezariane ku vërehet se fryti i vdekur i gjinisë femërore ka pasur të mbështjellë kordonin umbimical rreth trupit dhe dorës, që mendohet se mund të jetë shkaktar i mundshëm i vdekjes së papritur”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Lajme të ngjashme