Prokuroria nis hetimet për vdekjen e foshnjës në Spitalin e Pejës - NACIONALE

Prokuroria nis hetimet për vdekjen e foshnjës në Spitalin e Pejës

1 vit më parë

nga Blendrita Avdiu

Prokuroria ka nisur hetimet për vdekjen e foshnjës në Spitalin e Pejës.

Lajmin për Nacionale e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, i cili ka thënë se është kërkuar që të bëhet obduksioni i foshnjës për të kuptuar vdekjen e saj.

Ai tutje, ka thënë se Policia e Kosovës ka marrë autorizimin për ndërmarrjen e veprimeve hetimore nga Policinë e Kosovës për ketë rast.

“Prokurorja e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Pejë, ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve hetimore nga Policinë e Kosovës për ketë rast. Gjithashtu, është kërkuar të bëhet obduksioni nga Instituti i Mjekësisë ligjore për të kuptuar shkaqet e vdekjes se foshnjës. Nuk mund të japim me shumë informata në ketë fazë”, ka thënë Nikçi.

Lajme të ngjashme