Sot mbahet takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel - çka do të diskutohet? - NACIONALE

Sot mbahet takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel - çka do të diskutohet?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të takohet më presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel. Sipas agjendës të publikuar nga BE-ja, takimet do të fillojnë nga ora 09:00. Ky takim vjen në kohën kur ndaj Kosovës janë në fuqi masat ndëshkuese të vendosura nga BE-ja. Çka duhet të dimë?

Kryeministri Albin Kurti të sot e enjten 14 shtator do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel në kuadër të dialogut.

Ky është takimi i parë që nga tensionet e fundit në veri të vendit.

Në këtë takim pritet të diskutohet për zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënive si dhe çështjet aktuale.

Gjithashtu në këtë takim, Kosova shkon me masa ndëshkuese të vendosura nga BE-ja, pikërisht për shkak të situatë në veri të vendit.

E për këto masa ndëshkuese, Kurti ka kritikuar Bashkimin Evropian për dëmtim të tavolinës së bisedimeve.

Tavolina në Bruksel në këtë mënyrë është dëmtuar dhe dialogu është dëmtuar me këto masa dhe unë besojë që sa më parë që të hiqen ato është mirë edhe për Bashkimin Evropian që prezanton vlera edhe për Kosovën që ka nevojë për zhvillim.” – ka thënë Kurti të mërkurën, një ditë para takimit.

Agjenda e takimit

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell bashkë me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të zhvillojë takime të ndara me kryeministrit Kurti dhe me presidentin Vuçiq.

Takimet do të fillojë nga ora 09:00.

Pas këtyre takimeve, BE ka theksuar se do të ketë një takim të përbashkët trepalësh.

Të enjten, më 14 shtator, Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendëspresidenti Josep Borrell do të presë një takim të nivelit të lartë të dialogut Beograd-Prishtinë në Bruksel, me pjesëmarrjen e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti. Përfaqësuesi i Lartë, me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, do të zhvillojë takime të veçanta me liderët përkatës që nga ora 9:00, pasuar nga një takim i përbashkët trepalësh.” – thuhet në njoftim.

BE ka treguar se takimi do të fokusohet në zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve dhe për çështje të tjera aktuale.

Takimi do të fokusohet në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale.” – thuhet në njoftimi.

Pas përfundimit të takimit, BE-ja ka bërë të ditur se Borell do të ketë një deklaratë për shtyp.

Paralajmërimet amerikane

I dërguari i SHBA-vë për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka folur para takimit duke thënë se nga Kurti nuk ka marrë ndonjë zotim se do të zbatohet marrëveshja.

Më tej, ai për Zërin e Amerikës, ka përmendur si masa ndëshkuese ndaj Kosovës, çështjen e njohjeve të reja, konferencë donatorësh, dialogun strategjik me SHBA-në, dhe marrëdhëniet më të afërta me NATO-n.

Tashmë po fillojmë t’i shohim pasojat. Megjithëse Kosova i quan sanksione, ato nuk janë vërtet sanksione – masat që BE-ja ka vendosur, për të mos vazhduar me disa nga mekanizmat e anëtarësimit, janë mjaft serioze. Edhe për Serbinë, do të jetë po kështu. Por, për Kosovën - mundësitë për njohje të reja, për konferencë donatorësh, për dialog strategjik dypalësh me Shtetet e Bashkuara dhe për një marrëdhënie të afërt me NATO-n. Fatkeqësisht, nëse nuk shënojmë përparim, do ta humbim këtë (mundësi) këtë vit. Edhe për Serbinë do të jetë shumë e ngjashme. Bashkimi Evropian do të dëshirojë të shohë shenja më të qarta nga Serbia se është e interesuar ta zbatojë këtë marrëveshje të normalizimit ndërkohë që vendos për përparimin e Serbisë në rrugën e saj drejt integrimit.” – ka thënë Escobar.

Lajme të ngjashme