Paralajmërimi i frikshëm i Escobarit për masat ndëshkuese ndaj Kosovës, e përmend NATO-n e njohjet e reja - NACIONALE

Paralajmërimi i frikshëm i Escobarit për masat ndëshkuese ndaj Kosovës, e përmend NATO-n e njohjet e reja

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendës-Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar në një intervistë pë rZërin e Amerikës, ka bërë paralajmërime të frikshme nëse Kosova dhe Serbia nuk shënojnë përparim në kuadër të dialogut.

Escobar ka përmendur si masa ndëshkuese ndaj Kosovës, çështjen e njohjeve të reja, konferencë donatorësh, dialogun strategjik me SHBA-në, dhe marrëdhëniet më të afërta me NATO-n.

Më poshtë mund të lexoni pjesë nga intervista në VOA:

Zëri i Amerikës: Cilat do të jenë pasojat nëse palët nuk e shfrytëzojnë këtë mundësi që u është dhënë?

Gabriel Escobar: Tashmë po fillojmë t’i shohim pasojat. Megjithëse Kosova i quan sanksione, ato nuk janë vërtet sanksione – masat që BE-ja ka vendosur, për të mos vazhduar me disa nga mekanizmat e anëtarësimit, janë mjaft serioze. Edhe për Serbinë, do të jetë po kështu. Por, për Kosovën - mundësitë për njohje të reja, për konferencë donatorësh, për dialog strategjik dypalësh me Shtetet e Bashkuara dhe për një marrëdhënie të afërt me NATO-n. Fatkeqësisht, nëse nuk shënojmë përparim, do ta humbim këtë (mundësi) këtë vit. Edhe për Serbinë do të jetë shumë e ngjashme. Bashkimi Evropian do të dëshirojë të shohë shenja më të qarta nga Serbia se është e interesuar ta zbatojë këtë marrëveshje të normalizimit ndërkohë që vendos për përparimin e Serbisë në rrugën e saj drejt integrimit.

Lajme të ngjashme