“Sonte lirisht mund t’i jep lajmet Sali Zyba”: Matoshi kritikon ashpër RTK-në pas sulmit ndaj mediave - NACIONALE

“Sonte lirisht mund t’i jep lajmet Sali Zyba”: Matoshi kritikon ashpër RTK-në pas sulmit ndaj mediave

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pas publikimit në RTK të një lajmi skajshmërisht të rremë nga një medium boshnjak i njohur për prodhueshmëri të lajmeve të rreme nga verifikues të certifikuar në Bosnje-Hercegovinë, ka reaguar edhe opinionisti Halil Matoshi, i cili e vlerësoi për të stilit “të milicisë sekrete”.

Askush asnji anëtar Bordi, redaktor a gazetar s’guxon me folë. Frika âsht leva e parë mbi të cilën ngritet nji diktaturë! Sonte në RTK lirisht munet me i dhânë lajmet Salih Zyba, për që guxon dikush me i thânë s’bân!”, ka shkruar Matoshi.

Postimi i plotë:

Gazetarët e RTKsë në rolin e milicisë sekrete

1.

Lajme të sajueme kundër mediave të lira, në Shtabin e Dejona Mihalit, tue marrë si burim nji narkoman të komunitetit serb, të transmetueme me pagesë në nji portal bosniak - të transformueme bash siç veprojnë milicitë sekrete të paradiktaturave, rikthehen në Prishtinë, ritransmetohen në servisin publik RTK që mbahet me taksat e qytetarëve kosovarë!?

2.

Askush asnji anëtar Bordi, redaktor a gazetar s’guxon me folë. Frika âsht leva e parë mbi të cilën ngritet nji diktaturë!

Sonte në RTK lirisht munet me i dhânë lajmet Salih Zyba, për që guxon dikush me i thânë s’bân!

P.S.

Brezi jem i gazetarëve rreheshin me milicë serbë të armatosun deri n’dhâmb, (Shih videon) në këtë televizion, tue mbrojtë lirinë e shprehjes dhe shtypit të lirë!?

Sot kolegët e RTK heshtin si mijtë para milicisë së moralit të Albin Kurtit!

Lajme të ngjashme