Skandaloze, kryetari i VV-së në Gjermani sulmon Mirenën: “Radoiçiqi e Vuçiqi të dhanë paratë”
Fahri Beqa, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjermani, ka shkruar një shkrim, i cili lehtësisht mund të cilësohet si skandaloz.
Beqa ka publikuar një “screenshot” të lajmit të Ilir Mirenës, analist dhe udhëheqës i “Periskop”-it, ku Mirena tregonte për mbështetjen dhe reagimet pozitive të njerëzve pas sulmit të pushtetit përmes RTK-së.
Beqa e ka komentuar këtë deklaratë. Beqa që jeton në Gjermani e ka akuzuar rëndë Mirënën, ish-ushtar i UÇK-së që jeton në Kosovë.
Nga mijëra kilometra distancë nga Kosova, Beqa i tha Mirenës se “Radojçiqi e Vuçiçi të dhanë paratë”.