SKANDAL: Vetë kryeministri Kurti ndërhyu për ta shkarkuar dhëndrin e familjes së Kadri Veselit nga Infrakosi - NACIONALE

SKANDAL: Vetë kryeministri Kurti ndërhyu për ta shkarkuar dhëndrin e familjes së Kadri Veselit nga Infrakosi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pushteti i ri nuk ka gjetur aspak rehati me Bordin e ndërmjarrjes “Infrakos”, përkundër që ishte Qeveria Kurti që i emëroi kohë më parë njerëzit e saj aty. Së fundmi, dorëheqje kanë dhënë dy anëtarë të këtij organi, duke përmendur presionet politike si arsye të dorëheqjes.

E gjithë kjo "tronditje" vjen si pasojë e kërkesave të vazhdueshme për “spastrim” të punëtorëve në ndërmarrje, e konktretisht të Arsim Deliut, ish-komandant i UÇK-së e dhëndër i familjes së Kadri Veselit, i cili që nga viti 2015 është sekretar i kompanisë, shkruan Nacionale.

Madje, edhe kryeministri Albin Kurti e ministrja Artane Rizvanolli u interesuan për shkarkimin e z.Deliut. Së paku një herë, ishte vetë Kurti që kërkoi nga Bordi të shkarkojnë Deliun, me pretekstin se ai aty është instaluar nga ish-regjimi.

Iliz Zhitia, Afrim Mehmetaj, Selatin Retkoceri u shkarkuan nga Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli, ndërsa Ardita Salihu e Lulzim Beqiri kanë dhënë dorëheqje një muaj më parë.

Nacionale sjell detajet e këtyre lëvizjeve në Infrakos.

Kërcënimet e ministres Rizvanolli

Burime brenda Infrakosit, kanë konfirmuar që Qeveria Kurti ka kërkuar përjashtime të punëtorëve nga kjo ndërmarrje.

Në vazhdimësi, Bordit të kësaj ndërmarrje i është kërkuar “spastrimi” nga punëtorët, që vlerësoheshin si të instaluar nga “ish-regjimi”.

Fillimisht, Mentor Arifaj, ish-zëvendësi i Rizvanollit, kishte ushtruar presion ndaj Bordit, duke kërkuar shkarkimin e Deliut dhe të disa personave të tjerë.

Vazhdimisht është kërku me largu njerëz nga puna, me shkarku, me spastru kompaninë. Në vazhdimësi Bordi ka refuzu me largu njerëz në mënyrë të jashtëligjishme nga puna”, tha burimi brenda Infrakosit.

Burimet raportojnë që pushteti e kishte halë në sy Arsim Deliut, ish-komandant i UÇK-së i njohur me nofkën “Rezalla", e me të cilin ishte marrë edhe vetë ministrja Rizvanolli.

Sipas burimeve, Rizvanolli ka kërkuar disa herë që të shkarkohet Deliu, që është dhëndër i familjes së Kadri Veselit, ish-kryetarit të PDK-së.

"Edhe ministrja e ka kërkuar disa herë shkarkimin e Deliut dhe të tjerëve që llogariten njerëz të PDK-së", vijuan burimet.

Madje, ishte edhe vetë Kurti që ua kërkoi së paku një herë shkarkimin e Deliut, kjo gjatë një takimi me Bordin që tashmë ose janë dorëhequr ose shkarkuar.

"Së paku në një takim edhe Kurti ka kërkuar shkarkimin e tij dhe të disa personave tjerë", tha njëri nga burimet që ishte pjesë e takimit.

Tutje, burimet theksojnë se mos shkarkimi i Deliut nga pozita që mban në Infrakos, ka ngjallur shumë reagime nga pushteti, duke pësuar me kërcënime për shkarkim nga Bordi.

E kërcënimet edhe u materializuan, duke shpartalluar krejtësisht Bordin e emëruar nga Qeveria Kurti.

Tre nga bordi i emëruar nga Qeveria Kurti në mars të 2022, u shkarkuan si pasojë e këmbënguljes për të mos e shkarkuar z.Deliun, ndërsa dy të tjerë dhanë dorëheqje pas kërcënimeve.

Shkarkimet e dorëheqjet

Këtë të hënë, Lulzim Beqiri, tashmë i dorëhqur nga Bordi i Infrakosit, shkroi një status për këtë çështje, duke treguar se ka pasur kërcënime nga pushteti.

Pas tri kërcënimeve për shkarkim më në fund vendosa të lë Infrakosin. Ky vendim i imi është ndërmarr si rezultat i refuzimit tim për ta shkelur dinjitetin e tjetrit, me asnjë kusht nuk mund të lejoj që integriteti im profesional e njerëzor të nëpërkëmbet, ky integritet garantohet edhe me profesionin që kam përveç traditës sime familjare.”, shkroi ndër të tjera z. Beqiri.

Njëjtë si ai, mëson Nacionale, edhe Ardita Salihu ka dhënë dorëheqje për shkak të presioneve politike nga ana e Qeverisë Kurti, e posaçërisht kërkesës së ripërsëritur të Kurtit, Rizvanolli e Arifajt për spastrimet në Infrakos.

Ndërsa, njëri nga të shkarkuarit, më saktësisht Afrim Mehmetaj, ishte deklaruar për shkarkimin nga Rizvanolli, duke e quajtur vendim arbitrar.

Lajmi për shkarkimin e vetëm tre anëtarëve të bordit, tendencë për manipulim me opinionin. Realiteti është se është shkarkuar komplet bordi, por dy prej anëtarëve nuk mundën t’i qëndrojnë shantazhit nga ministrja dhe u dorëhoqën, kurse një anëtar ka dhënë dorëheqje më herët për shkak se ka marr një detyrë tjetër në institucionin ku ka punuar”, ka thënë Mehmetaj.

Në arsyetimin e ministres Rizvanolli theksohej se të shkarkuarit nuk janë treguar efikas, duke mos realizuar objektivat.

Ministria e Ekonomisë propozon shkarkimin e tre anëtarëve të bordit të ndërmarrjes publike Infrakos, Afrim Mehmetaj, Selatin Ratkoceri dhe Ilir Zhitia. Kjo ndërmarrje ka ngecur në realizimin e objektivave afariste megjithëse për këtë ngecje nuk ka shfaqje objektive që do të mund të merreshin parasysh. Qeveria konsideron se tre anëtarët e bordit kanë bërë shkelje të detyrave, duke mos adresuar me efikasitet morinë e problemeve që ballafaqohet, andaj propozojmë shkarkimin e këtyre anëtarëve të bordit për të mundësuar funksionimin e ndërmarrjes deri në emërimin e bordit të rregullt të ri”, tha ajo.

Kujtojmë që tashmë Qeveria Kurti ka emëruar Bordin e Ri të ndërmarrjes, por nuk dihet se si do të veprojnë ata përkitazi me kërkesat për spastrime në këtë ndërmarrje.

Lajme të ngjashme