SKANDAL: Këshilltari i rektorit të UP-së i ‘lutet’ RTK-së që ta transmetojnë ceremoninë ku nderohen Kurti e Osmani
Sot në orën 13:00, Universiteti i Prishtinës pritet ta nderojë Albin Kurtin e Vjosa Osmanin.
Në një ngjarje të paprecedent më herët, në pikun e fushatës, UP-ja pritet t’u jap mirënjohje për kontribut kryeministrit e presidentit.
Skandalin e thellon edhe më shumë insistimi që po e kanë njerëzit e rektorit të UP-së, Arben Hajrullahu.
Nacionale ka siguruar një Email të cilën këshilltari i Hajrullahut, rektorit të UP-së, ia ka dërguar RTK-së.
Në këtë Email, Bekim Muhaxheri, këshilltari për komunikim i Hajrullahut, i është lutur RTK-së që ta transmetojnë këtë ngjarje që mbahet sot.
“E nderuar redaksi e lajmeve të RTK-së, sot me fillim në orën 13:00, në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare, që ndodhet në objektin e Administratës Qendrore të UP-së dhe Institutit të Historisë, Shoqata Alumni e Universitetit të Prishtinës u jep titullin “Alumni Nderi i UP-së”, presidentes Vjosa Osmani-Sadriu dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti. Po ju shkruaj edhe një herë në lidhje me kërkesën për transmetim direkt të ngjarjes. Duke ju dëshiruar një ditë të mbarë, shpresoj që do ta dërgoni një ekip tuajin në vend të ngjarjes dhe ta bëni këtë transmetin”, thuhet në Email.
