Sjellja interesante e Borrellit e buzëqeshja e Kurtit - publikohen pamjet para fillimit të takimit
Po vazhdon edhe më tutje takimi në Bruksel.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nën lehtësimin e emisarëve evropianë po dialogojnë rreth planit franko-gjerman, për të cilin është bërë thirrje nga krerët e shteteve kryesore të kontinentit të vjetër që të pranohet si i tillë.
Nga Bashkimi Evropian ndërkaq, tashmë kanë publikuar edhe videon pak çaste para fillimit të takimit.
Gjithashtu, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, përmes një postimi në rrjetin social "Twitter", ka kërkuar konstruktivitet nga palët.
"I urova mirëseardhjen Presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Albin Kurti në Bruksel për takimin e nivelit të lartë të Dialogut Beograd - Prishtinë.Në rendin e ditës: propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve. Shpresoj për një qasje konstruktive nga të dy palët", thuhej në cicërimën e spanjollit.
I welcomed President @predsednikrs and Prime Minister @albinkurti in Brussels for a high level meeting of the Belgrade - Pristina Dialogue.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) February 27, 2023
On the agenda: the EU proposal on normalisation of relations. I hope for a constructive approach by the two parties. pic.twitter.com/yFKMvjgbVZ
