Simboli Z dhe pamjet e dhunës në veri, Kusari – Lila: Si do t'i trajtonit këta njerëz nëse do të jetonin në vendin tuaj? - NACIONALE

Simboli Z dhe pamjet e dhunës në veri, Kusari – Lila: Si do t'i trajtonit këta njerëz nëse do të jetonin në vendin tuaj?

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka publikuar pamje nga protestat e fundit në veri të vendit ku janë shfaqur simbolet e agresionit rus në Ukrainës.

Kusari-Lila, në videon e postuar shihen edhe pamjet e fotografisë së presidentit rus, Putin që u gjetën të ekspozuar në murin brenda objektit të komunës në veri.

Në postimin e videos, ajo ka shkruar se nëse kjo do të kishte ndodhur në “botën demokratike” si do të ishte trajtuar.

A mundet dikush nga bota demokratike, ju lutemi të na tregoni neve në Kosovë se si do t’i trajtonit këta njerëz nëse do të jetonin në vendin tuaj? A do ta mbyllnit njërin sy dhe do të shikonit nga ana tjetër, apo do të zbatonit sundimin e ligjit dhe do të siguroheni që ata të trajtohen prej tij?!.” – ka shkruar kusari-Lila.

Lajme të ngjashme