Si me marrëveshje si pa të: Plani i BE-së nuk e ndryshon aspak qasjen e Serbisë ndaj Kosovës - NACIONALE

Si me marrëveshje si pa të: Plani i BE-së nuk e ndryshon aspak qasjen e Serbisë ndaj Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka kaluar një muaj kur Kosova dhe Serbia janë pajtuar me zbatimin e Planit të BE-së, por kjo marrëveshje ende nuk e ka arritur asnjë efekt në rrafshin praktik. Ndonëse në Bruksel dhe në Ohër palët janë zotuar për normalizim të raporteve, Serbia nuk ka ndryshuar qasjen ndaj Kosovës. Madje, në të dy rastet ka vepruar në kundërshtim me këtë marrëveshje.

Të dielën Serbia ka ndërhyrë të serbët e Kosovës duke i kërcënuar ata të mos marrin pjesë në zgjedhjet në veri, kurse të hënën ka votuar kundër aplikimit të Kosovës për tu anëtarësuar në Këshill të Evropës.

Njohësit e rrethanave politike kanë bërë me dije se kjo tregon se marrëveshja e fundit Kosovë-Serbi nuk po jep asnjë rezultat.

Analisti Visar Ymeri ka bërë me dije se ndërmjetësuesit duhet të japin sqarime se çka po ndodh me marrëveshjen.

Pyetja kryesore që duhet të shtrohet ndaj bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht ndaj ndërmjetësve në Bruksel është se çfarë roli ka me lujtë plani franko-gjerman, marrëveshja e Brukselit dhe ajo e Ohrit? Nëse zgjedhjet nuk mundemi me i organizua, nëse Serbia voton kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, atëherë qysh do të duket ajo marrëveshje? Çka ka me bo ajo marrëveshje më mirë se që kemi bërë deri me tani?”, ka thënë Imeri në emisionin “Debat Plus”.

Ai ka bërë me dije se deri me tani kjo marrëveshje nuk ka sjell asnjë rezultat konkret.

Pas dakordimit të marrëveshjes në Bruksel dhe pas dakordimit të aneksit në Ohër jemi në situatën e njëjtë siç kemi qenë para marrëveshjes. Tash ose nuk ka fillua të zbatohet ajo marrëveshje dhe presin ditë të mira në vazhdim, ose ka filluar me u zbatu dhe po dështon në zbatim që në start. Kjo përgjigje duhet me u dhanë, sepse ka pasur investim të madh të energjive diplomatike dhe politike karshi dialogut dhe moemtumit që thoshin se duhet me e përdor në dialog. Tash çka u ba me dialog? Pse nuk e zgjidhi asnjë problem, si mbajtja e zgjedhjeve?”, ka thënë Imeri.

Sipas tij, marrëveshja nuk u respektuar as me rastin e votimit për pranimin e aplikacionit të Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Për është problematike qysh Hungari ka pasur qasje të ndryshe dhe qysh nuk ka ndryshuar Spanja dhe Rumania fare. Një prej zotime apo të folmeve që pas marrëveshje do të kemi edhe ndryshim të qasjes të pesë vendeve(mosnjohese) shihet se nuk ka pasur ndikim të këtyre dy vendeve. Ka një zbutje të Sllovakisë dhe Greqisë, sepse kanë abstenuar. Është një hap i vogël pozitiv”, ka thënë ai.

Reagimin e BE-së ka kërkuar edhe profesori amerikan Edëard P. Joseph

Në llogarinë e tij “Tëitter”, ai ka shkruar Josep Borrelli duhet të informojë anëtaret e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën se votimit kundër në Këshill të Evropës, është shkelje e marrëveshjes.

Abstenimet nga Greqia, Sllovakia dhe më me rëndësi Ukraina, tashmë kanë shkundur status quo-në e shteteve mos-njohëse. Josep Borrelli duhet të informojë Spanjën dhe shtetet tjera mos-njohëse që, duke votuar JO në Këshill të Evropës, Serbia e ka shkelur Marrëveshjen “ligjërisht të obligueshme” të draftuar nga BE-ja me Kosovën”, ka shkruar profesori amerikan.

Kosova ankohet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është ankuar që Serbia nuk po e respekton marrëveshjen e fundit.

Ajo që ka thënë se Serbia brenda 24 orëve ka shkelur dy herë Marrëveshjen e Ohrit. Për këtë gjë ka reaguar edhe pala serbe.

Sipas saj, ndërhyrja në zgjedhjet në Kosovë dhe lobimi apo votimi kundër aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, janë dy pikat e marrëveshjes që janë shkelur nga Serbia.

Serbia bëri dy shkelje të Marrëveshjes Bruksel-Ohër në më pak se 24 orë: ndërhyrje të jashtme në zgjedhjet në Kosovë (në kundërshtim me nenin 2), lobim dhe votim kundër aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës (në kundërshtim me nenin 4). Marrëveshje e re, por e njëjta Serbi e vjetër.” – ka shkruar Osmani në Tëitter.

Reagon BE-ja

Bashkimi Evropian ka bërë me dije se është ne dijeni të të gjitha zhvillimeve.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë për Radon Evropa e Lirë se institucionet e BE-së e janë në dijeni për veprime e Serbisë.

Diskutimet për nënshkrimin [e marrëveshjeve] janë krejtësisht të kota dhe të parëndësishme. Ekziston një angazhim në nivelin më të lartë politik dhe ai angazhim tani është bërë i detyrueshëm në procesin e anëtarësimit për të dyja palët. Përparimi në dialog dhe zbatimi [i marrëveshjeve] do të reflektohet në rrugëtimin e tyre [të Kosovës dhe Serbisë] evropian”, ka deklaruar Stano.

Neni 4 i Planit të BE-së thotë se Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare.

Takimi i radhës në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, pritet të mbahet me 2 maj.

Lajme të ngjashme