Si e shkeli Serbia brenda 24 orëve dy herë Marrëveshjen e Ohrit? - NACIONALE

Si e shkeli Serbia brenda 24 orëve dy herë Marrëveshjen e Ohrit?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Po vazhdojnë përplasjet mes udhëheqësve kosovarë dhe atyre serbë për respektimin e Marrëveshjes së Ohrit. Është presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ajo që ka thënë se Serbia brenda 24 orëve ka shkelur dy herë Marrëveshjen e Ohrit. Për këtë gjë ka reaguar edhe pala serbe.

Zbatimi dhe respektimi i Marrëveshjes së Ohrit të arritur një herë më 27 shkurt në Bruksel dhe më 18 mars me pranimin e aneksit të marrëveshjes, po del të jetë temë diskutimi dhe përplasje mes palës kosovare dhe asaj serbe.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Sebia e ka shkelur dy herë Marrëveshjen e Ohrit për më pak se 24 orë.

Ndërhyjra në zgjedhjet në Kosovë dhe lobimi apo votimi kundër aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, janë dy pikat e marrëveshjes që janë shkelur nga Serbia.

Kështu ka thënë presidentja Osmani në një shkrim në Tëitter, duke shtuar se “marrëveshja e re, por e njëjta Serbi e vjetër.”

Serbia bëri dy shkelje të Marrëveshjes Bruksel-Ohër në më pak se 24 orë: ndërhyrje të jashtme në zgjedhjet në Kosovë (në kundërshtim me nenin 2), lobim dhe votim kundër aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës (në kundërshtim me nenin 4). Marrëveshje e re, por e njëjta Serbi e vjetër.” – ka shkruar Osmani në Twitter.

Reagon Serbia

Por i mënjëhershëm ka qenë reagimi i palës serbe për deklaratën e Osmanit.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka reaguar ndaj deklarimit të Osmanit.

Ai ka përmendur Asociacionin që sipas tij, është gjëja që Kosova po e shkelë.

Kur Osmani përmend shkeljet e Marrëveshjes së Brukselit, me siguri e ka fjalën për Bashkimin e Komunave Serbe. Obligimet e Prishtinës në raport me Asociacionin gjenden në gjashtë pikat e para të Marrëveshjes së Brukselit dhe deri më sot, 10 vjet më vonë, rezultati është zero.” – ka shkruar Petkoviq në Tëitter.

Ai e ka quajtur absurd reagimin e Osmanit teksa ka thënë se edhe zgjedhjet komunale për katër komunat në veri, ishin absurd.

Absurd është fjala që përshkruan më së miri filozofinë politike në Prishtinë. Dhe zgjedhjet e djeshme e vërtetuan qartë këtë.” – ka thënë ai.

Këshilli i Evropës dhe zgjedhjet

Pranimi i aplikimit të Kosovës në Këshilli i Evropës dhe votimit kundër i Serbisë në këtë organizatë del të jetë shkelja e parë e marrëveshje së Ohrit.

Ndërkaq, thirrja për bojkotimin dhe bojkotimi i zgjedhjeve të 23 prillit në katër komunat veriore të vendit, nga partië serbe në Kosovë, del të jetë shkelja e dytë e marrëveshjes, sipas presidentes Osmani.

Kujtojmë se palët herë pas hëre kanë drejtuar akuza ndaj njëra-tjetër për mosrespektim të Marrëveshjes së Ohrit.

Më 18 mars, në Ohër të Maqedonisë Veriore, Kurti dhe Vuçiq ishin pajtuar me ankesin e marrëveshjes.

Zbatimi i kësaj marrëveshje është ndër kërkesat kryesore për Kosovën dhe Serbinë nga shtetet perëndimore.

Për këtë marrëveshje prite të këtë më 2 maj një takim me kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas raportimeve të para, draft-statuti për Asociacionin dhe deklarata për të pagjeturit, janë dy çështjet kryesore që pritet të diskutohen në takimin e nivelit të lartë politik.

Lajme të ngjashme