Shumica punëtor në ndërtimtari: 15 punëtorë vdiqën në vendin e punës gjatë vitit të kaluar
Në Kosovë vazhdon të jetë sfidë siguria në punë. Sidomos për sektorin e ndërtimtarisë. Vetëm gjatë vitit të kaluar në vend kanë gjetur vdekjen 15 punëtorë në vendin e tyre të punës.
Kreu i Inspektoratit të punës, Hekuran Nikçi në një intervistë për Ekonomia Online tha se pjesa më e madhe e vdekjeve ndodhin në sektorin e ndërtimtarisë.
“Ky raport konstaton që për vitin 2022 kemi pasur 15 vdekje në vendin e punës, pjesa dërmuese e këtyre vdekjeve ndodhë në sektorin e ndërtimit, pra ky është një sektor më problematikë që ne si Inspektorat i Punës hasim. Pjesa tjetër mund të ju njoftoj që përgjatë vitit 2022 sidomos në 6 mujorit të dytë të viti 2022 kemi rritur numrin e inspektimeve dhe si rezultat kemi arritur tragetin e vendosur me ‘ERA’, i cili ka qenë 6 mijë ne e kemi tejkaluar këtë numër dhe kemi arritur 6032 inspektime. Gjoba të shqiptuara për vitin 2022 kemi pasur 359 gjoba”, tha Nikçi.
Ai tha se gjobat e shqitpuara janë për sektorin e ndërtimtarisë.
“Numri i këtyre gjobave është shqiptuar kryesisht në sektorin e ndërtimit, pasi që ky është sektori ku ligji për siguri dhe shëndet në punë, por edhe ligji i punës gjejnë apo hasin shkelje më shumë. Shkaqet e vdekjeve janë siguri në punë, punëtorët të cilët kanë vdekur në vend punishtet e ndërtimit kryesisht janë sepse nuk janë të pajisur me mjete mbrojtëse në vendin e punës së tyre”, u shpreh Nikçi.Nikçi ka folur edhe për të hyrat që kanë pasur gjatë vitit të kaluar. Sipas tij, të hyrat totale për vitin 2022 janë më shumë se 581 mijë euro.
“Gjatë viti 2022 Inspektorati i Punës kryesisht në periudhën e dyte të vitit 2022 ka arritur disa sukses, përgjatë kësaj periudhe ne kemi realizuar 14 aktivitete të prokurimit të cilat kanë pasur për qëllim ngritjen e kapaciteteve të punës të punëtoreve të Inspektoratit të punës duke filluar me renovimin e zyrave, pajisen me teknologji informative. Gjithashtu gjatë vitit 2022 kemi pasur rritje të të hyrave dhe mund të ju them se të hyrat totale për vitin 2022 janë 581 mijë e 367.85 euro ku prej tyre në periudhën janar-maj 2022 të hyrat kanë qenë 174 mijë e 357.89 euro”, tha ai.
