Shtrenjtohet edhe Viti i Ri: qytetarët gojëhapur nga çmimet, por të vendosur për të festuar - NACIONALE

Shtrenjtohet edhe Viti i Ri: qytetarët gojëhapur nga çmimet, por të vendosur për të festuar

3 vjet më parë

nga Blendrita Avdiu

Vitit i ri tradicionalisht festohet në formë të veçantë e të ndryshme nga qytetarët e Kosovës. Megjithatë, inflacioni ka rënduar jetën e tyre gjatë këtij viti. Andaj, edhe Nata e Vitit të ri do të jetë më e shtrenjtë në krahasim me vitet e kaluara. Qytetarët, e intervistuar nga Nacionale, tregojnë hallet që përjetojnë nga çmimet e “fryera” nga inflacioni i lartë i vitit 2022.

Besarta Pireva si mijëra kosovarë të tjerë ka zgjedhur një pazar më të begatë për fundvit. Sigurisht, darka e vitit të ri, por edhe e gjithë nata e 31 dhejtorit, është diçka më special. Pireva tregon befasinë që i ngjau gjatë blerjes së gjësendëve për vitin e ri. Ajo tha se çmimet janë shtrenjtuar jashtëzakonisht shumë.

Ne zakonisht konsumojmë mishra, proshutë, djath dhe pije alkoolike, kemi vërejtur se çmimet janë rritur shumë në krahasim me vitin e kaluar. Zbritjet që kanë qenë vitin e kaluar, këtë vit nuk janë, pra nuk ka zbritje nëpër artikuj. Mishi edhe vezët janë dy nga produktet që janë rritur çmimet tepër shmë”, ka thënë ajo.

Tutje, Pireva ka thënë se familjet që kanë krizë financiare, dhe për shkak të çmimeve të larta s’arrijnë të shijojnë këtë “luks” festiv, e bënë më pak të hareshme natën më të gjatë të vitit.

“Ka persona që nuk kanë të ardhura të mira financiare dhe kjo e bënë më të vështirë dhe më pak festive këtë natë, në krahasim me ata që nuk e ndjejnë këtë rritje përshkak të të hyrave të mira që kanë”, ka thënë ajo.

Shtrenjtë

Ndonëse ende në mes të procedurës për të përzgjedhur të gjitha produktet, Anita Ismail e ka një “haber” jo aq të favorshëm. Për shkak të rritjes së madhe të çmimve, zonja Ismaili pret që fatura të jetë më e shtrenjtë se vitin e kaluar.

Ajo i tregoi për Nacionalen se natën e vitit të ri konsumojnë shumë gjëra të ëmbla dhe pije alkoolike, duke shtuar se çmimi i mishit ka shënuar rritje të madhe.

Mishi ka pasur rritje të madhe të çmimit, konkretisht mishi i thatë dhe mishrat e tjera. Aktualisht nuk i kemi blerë pijë alkoolike saktësisht verëra tha se pret që edhe ato të kenë çmime të njerëzve”, ka thënë ajo.

Ani pse ajo s’mendon rritja e çmimeve ndikon në atmosferën pozitve të vitit të ri, Ismaili vlerësoi se megjithatë kjo rritje të shtynë të përzgjedhësh produktet për konsum.

Aktualisht është e nevojshme që të bëhët pak më shumë përzgjedhja e produkteve për t’i hedhë në shportë, pasiqë kjo rritje e çmimeve nuk lejon përfshirjen e të gjitha produkteve si më herët”, ka thënë ndër të tjera ai.

Çka thonë shitësit?

Pronar “Daka Vine”, kompani për prodhimin e verës, Arian Daka, ka thënë për Nacionale se deri me tani nuk ka shtrenjtim të litres së verës. Madje, ai jep “myzhden” për konsumatorët qejfli të veres, duke thënë se çmimet nuk pritet të rriten as për natën e vitit të ri.

Për dallim prej të gjitha produkteve të tjera, vera ëshytë një produkt që prodhohet një vit më përpara. Vera që shitet tash është e prodhuar një vit më herët. Është verë e vitit 2020 ose 2021. Tek ne përveç tek shtrëjtimi i derivateve, nuk ka ndikuar diçka tjetër. Deri më tani nuk kemi pas rritje të çmimeve”, ka thënë Daka.

Sipas tij, rritja pritet të bëhët vitin e ardhshëm për shkak se materialet që i kanë blerë për prodhimin e verës janë më të shtrenjta se vitin paraprak.

Ngritja e çmimeve pritet të bëhet vitin e ardhshëm për shkak se të gjitha produktet që janë blerë për prodhim të verës janë marrë me çmime të larta. Për këtë vit nuk besoj se do të ketë shtrenjtim. Në fakt jemi duke konsolidu me pas oferta pak më të lira, me pas një zbritje prej 10 ose 15 për qind të çmimeve”, është shprehur Daka.

Z. Daka ka thënë se një litër verë aktualisht kushton nga 3 euro deri në 35 euro.

Aktualisht një shishe prej 750 mililitrave shkon nga 3 euro e më lartë, varësisht nga vjetërsia edxhe variariteti i verës. Vera më e shtrejta është 35 euro, e cila prodhohet prej rrushit i cili thahet, ngaqë prodhon më pak, rrinë në fuqi të drurit për dy vjet, në shishe qëndron për 8 muaj dhe ka shumë veti të tjera të mira”, përfundon ai.

Beqir Avdiu, njëri nga shitësit në Prishtinë, tha për Nacionale se në përgjithësi çmimet janë shtrenjtuar, përveç atyre të pemëve dhe perimeve që sipas tij nuk kanë pasur lëvizje. Përkundër se nuk e feston vitin e ri, ai thekson se ka rënie të interesimit të konsumatorëve për blerje nergut për natën më të gjatë të vitit.

Përveç çmimet e pemeve dhe përimeve ai ka thënë se ka pasur rritje të madhe të çmimeve. Rritja e çmimeve të produkteve në treg ka ndodhur për pasojë të ngritjes së çmimeve të naftës. Edhe shitja ka rënë shumë në krahasim me vitin e kaluar, pra interesimi i qytetarëve nuk është qysh ka qenë më herët për shkak se thuajse çdo ditë konsumohen këto gjëra”, ka thënë Avdiu për Nacionale.

Në bazë të terrenit e bisedave në frymë festive me shitësit, ata i treguar Nacionales se shtrenjtim ka edhe në mjetet piroteknike. Njëri nga shitësit tha se këto mjete piroteknike janë shtrenjtuar për diku 20 për qind.

Teksa interesoheshim se është çmimi maksimal ose më i lartë që paguajnë kosovarët për një mjet piroteknik, ai u përgjigj me një shumë prej 100 eurosh.

Në anën tjetër, një sondazh i bërë nga UBO Consulting tregon se kosovarët mesatarisht shpenzojnë 146 euro për festa të fundvitit.

Për më tepër, shpenzimet mesatare të familjeve kosovare nuk dallojnë shumë nga shpenzimet e vitit paraprak, përkundër inflacionit te lartë. Mesatarisht, familjet kosovare kane deklaruar që po shpenzojnë 146 euro për festat e fundvitit 2022, krahasuar me 156 euro në vitin 2021, dhe 139 euro në vitin 2020. Kjo nënkupton që në përgjithësi, familjet kosovare po shpenzojnë mesatarisht 0.2 milionë euro më pak se në fundvitin e 2021-ës, dhe rreth 3.1 milionë euro më pak këtë fundvit se sa në fundvitin e 2020-ës”, thuhet në njoftimin e tyre.

Sipas UBO-s një pjesë e kosovarëve nuk e festojnë vitin e ri për arsye fetare. Por kushdo që sot ka festë, ua urojmë vitin e ri.

Lajme të ngjashme