Mbyllja e “VITA”-s, revoltohen fermerët: Derdhin qumështin para ministrisë, kërkojnë rifillimin e grumbullimit të qumështit - NACIONALE

Mbyllja e “VITA”-s, revoltohen fermerët: Derdhin qumështin para ministrisë, kërkojnë rifillimin e grumbullimit të qumështit

1 orë më parë

nga NACIONALE

Një numër i madh i fermerëve sot kanë protestuar para Ministrisë së Bujqësisë. Pas mbylljes së përkohshme të qumështores më të madhe në vend, “Vita”, ata janë ankuar se nuk kanë se ku ta dorëzojnë qumështin e tyre.

Derisa para objektit të ministrisë janë paraqitur me mjetet e tyre bujqësore, duke derdhur mijëra litra qumësht, ata kanë kërkuar që të mos anashkalohen nga shteti.

“Mos na leni pa bukë”, “Mos prekni vendet e punës”, dhe “Mos e dobësoni idnsutrinë vendore”, kanë qenë vetëm disa nga pankartat e tyre në këtë protestë.

Përfaqësuesi i Shoqatës së Qumështarëve, Fidan Krasniqi, ka thënë se ka një vit janë duke trokitur nëpër dyer të ministrisë lidhur me situatën e krijuar në këtë sektori.

“Jemi mbledhur para Ministrisë së Bujqësisë ne si shoqatë e prodhuesve të qumështit në përkrahje të fermerëve tonë, anëtarësisë sonë, pikave grumbulluese, të gjithë akterëve, grupeve të interesit sepse ne jemi prodhues të këtij vendi dhe prodhojmë qumështin, për këtë vend, për këtë popullatë. Tash e një vit trokasim nëpër dyert e shtetit duke njoftuar ministritë përkatëse lidhur me gjendjen e krijuar në këtë sektor dhe duke kërkuar të mirren masa që garantojnë investime dhe siguri të prodfukteve tona që të kemi konkurrencë të barabartë dhe jo importe me çmime të subvencionuara nga Serbia, Bosnja, Maqedonia e Veriut dhe e gjithë regjioni”, ka thënë ai, duke dhënë detaje tjera.

“Të gjithë ju jeni dëshmitarë të këtyre produkteve dhe na akuzoni neve pse ato produkte shiten nëpër raftet tona me çmime shumë të lira”, ka thënë ai.

Krasniqi ka treguar se fermerët janë në gjendje jo të mirë.

“Andaj kërkojmë urgjentisht për shkak se prodhuesi vendor është në një situatë të palakmueshme sot bëhen katër ditë që ne nuk kemi ku ta dorëzojmë qumështin. Shumica e këtyre prodhuesve kanë qenë fermerë që e kanë dorëzuar qumështin të qumështorja “Vita”, është e vërtetë. Por, një gjë duhet ta dijë populli qumështi Vita është i Kosovës, nuk është i Serbisë”, është shprehur ai.

Tutje, ai ka treguar se cilat është kërkesa e tyre urgjente.

“Kërkesa jonë urgjente të fillojë grumbullimi i qumështit që nga ky moment, kërkojmë nga Qeveria urgjentisht të ndal importin nga vendet e rajonit me çmime damping, pse favorizohen importuesit e jo prodhuesit deri kur do të vazhdojë kjo praktikë, të bëjmë politika e ta zgjidhim këtë çështje njëherë e mirë ”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, shteti po luan me dinjitetin e fermerëve.

“Lopët nuk janë çezme. Nuk mund t’i ndalim sot të mos prodhojnë, e të presim deri në momentin e duhur. Shumica e këtyre fermerëve, që i shihni me këto mjete bujqësore, janë të zhytur në kredi të cilat duhet t’i paguajnë. Të mos luhet me dinjitetin e tyre. Kërkojmë urgjentisht takim dhe zgjidhje të këtij problemi një herë e përgjithmonë, pse jo t’ia shtrijmë dorën këtij ministri, atij ministri apo atij ministri”, ka thënë ai.

Pas protestës, ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, ka pranuar në takim disa përfaqësues të fermerëve.

Lajme të ngjashme