Shqetësuese: Rriten çmimet e produkteve për 2.8 për qind në Kosovë
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit për muajin qershor 2023, në të cilën tregohet se çmimet janë rritur për 2.8 për qind për dallim nga qershori i vitit të kaluar.
Sipas ASK-së, Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 2,8% në muajin qershor 2023, krahasuar me muajin qershor 2022.
Perimet, mallrat shtëpika jo të qëndrueshme, energjia elektirke, pemtë, qumshti, janë disa nga produktet të cilat janë shtrenjtuar.
“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit, në këtë periudhë, te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: perimet (22,5%); mallra shtëpiake jo të qëndrueshme (17,8%); energjia elektrike (15,0%); pemët (11,5%); qumështi, djathi dhe vezët (10,8%); shërbimet për transport (10,0%); buka dhe drithërat (9,2%); mishi (7,7%); uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (7,5%); gjërat dhe pajisjet e tjera rekreative, kopshtet dhe manaret (7,2%); kujdesi personal (6,0%); mobiliet dhe orenditë (5,7%); shërbimet hoteliere (5,0%); dhe kafja, çaji dhe kakao (4,0%); me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 4,9 % në IHÇK.” – thuhet në njoftimin e ASK-së.
Gjithashtu, ngritja e çmimeve për dallim nga muaji maj është vërejtur edhe për transport.
“Ngritje e çmimeve vërehet të grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: transporti ajror (7,1%); pemët (4,0%); shërbimet për transport (3,9%); dhe mishi (1,1%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.3% në IHÇK.” – njofton ASK.
Ndërkohë, në vitin 2022 inflacioni ishte në kulminacionin prej 14.1 për qind për dallim nga vitit 2021, tashmë në vitin 2023 çmimet e larta që i kishim në qershor 2022 kanë pësuar rritje edhe për 2.8 për qind.
Pra ka një rritje reale prej 2.8 për qind më shumë sesa që ishte në qershor 2022, kur inflacioni ishte 14 për qind.
Në anë tjetër, masa e sigurisë së Qeverisë së Kosovës ndaj produkteve serbe, kishte shqetësuar konsumatorët kosovarë se mund të ketë rritje të çmimeve.
Ndërkaq, Qeveria e Kosovës përplaset me opozitën për një Ligjin për vendosjen e çmimeve tavan për produktet bazike, i cili sipas qeverisë do të ndalet manipulimet e tregtarëve.
Derisa ky ligj është dërguar në Gjykatën Kushtetuese dhe përplasjet pushtet-opozitë vazhdojnë, qytetarëve u mbetet që të ballafaqohen me rritjen e çmimeve.
Kujtojmë se rritja e çmimeve të produkteve vazhdon të jetë ndër shqetësimet kyresore të qytetarëve.

