Shqetësuese, ASK-ja: Bien eksportet e Kosovës, rriten importet - NACIONALE

Shqetësuese, ASK-ja: Bien eksportet e Kosovës, rriten importet

2 vjet më parë

nga Shkëlqim Beqiri

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat se nga kush kemi importuar mallra dhe ku kemi eksportuar mallra gjatë muajit korrik 2023. Megjithatë shqetësuese del të jetë deficiti i lartë dhe rënia e eksportit e rritja e importit, krahasuar me muajin e njëjtë të vitin 2022. Çka thuhet në të dhënat e ASK-së?

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e Tregtisë së Jashtme për muajin korrik 2023, ku del se gjatë këtij muaji ka rritje të deficit tregtar.

Pra deficitit tregtar del të jetë më i lartë për 4.4 për qind në muajin korrik 2023, krahasuar me muajin korrik të vitit 2022.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 4,4% në muajin korrik 2023, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2022, gjegjësisht në vlerë prej 444,7 milion euro, krahasuar me deficitin prej 426,1 milion euro në vitin 2022. Eksporti mbulon importin me 13,1%.” – bëhet e ditur në të dhënat e ASK-së.

Ajo çka është më e rëndësishme, pra eksporti, del të jetë me shifrë më të ulët në krahasim me muajin e njejtë të vitit të kaluar.

Eksporti ka një rënie prej -11.8 për qind dhe një rritje të importit prej 1.9 për qind.

Eksporti i mallrave në muajin korrik 2023 kishte vlerën 67,3 milion euro, ndërsa importi 512,0 milion euro, që është një rënie prej (-11,8%) për eksport, si dhe një rritje prej 1,9% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.” – njofton ASK.

Çka kemi eksportuar dhe importuar?

Sipas ASK-së, “grupet kryesore të eksportit e përbëjnë: (22.2%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (17.5%) artikuj të ndryshëm të prodhuar, (14.5%) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, (10.6%) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (6.3%) produkte bimore, (5.2%) tekstil dhe artikuj tekstili, etj.”

Ndërsa kemi importuar produktet minerale, pije, duhan, etj.

Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 14,7% e përbëjnë produktet minerale; 12,9% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11,7% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 11,1% e përbëjnë mjetet e transportit; 9,4% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 6,7% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 5,7% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, etj.” – thekson ASK-ja.

Nga dhe në cilat vende?

Nga të dhënat e ASK-së, del që prej vendeve të BE-së, Kosova ka eskportuar 21 milionë euro mallra, ku edhe këtu ka një rënie prej -16.3 për qind, ndërsa shteti i parë është Gjermania.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 22,1 milion euro, ose rreth 32,9% të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-16,3%). Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (11,2%), Italia (5,1%), Holanda (3,1%), etj.” – bën të ditur ASK-ja.

Ndërsa nga vendet e BE-së, Kosova importoi 224.4 milionë euro me një rritje prej 6.4 për qind.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 224,4 milion euro, ose 43,8% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 6,4%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (13,5%), Italia (6,0%), Greqia (4,8%), etj.” – thuhet në të dhënat e ASK-së.

Ndërkaq, me vendet e CEFTA-s, Kosova ka eksportuar 27.6 milionë euro me një rritje prej 6.8 për qind. Vendi kryesor i eksportetve të Kosoëvs ka qenë Shqipëria.

Eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-s arritën në 27,6 milion euro, ose 41,0% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 6,8%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria (14,3%), Maqedonia e Veriut (13,3%), Mali i Zi (6,0%), Serbia (5,5%).” – bëhet e ditur nga ASK-ja.

Ndërsa, Kosova ka importuar nga vendet e CEFTA-s 73.9 milionë euro dhe patneri kryesor i importeve ka qenë Maqedonia e Veriut.

Vendosja e masës së sigurisë nga Qeveria e Kosovës ndaj produkteve të Serbisë, duke se ka ndikuar në uljen e importeve nga Serbia.

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin korrik 2023, arritën në 73,9 milion euro, ose 14,4% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-16,4%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia e Veriut (5,9%), Shqipëria (5,4%), Serbia (1,3%).” – thekson ASK-ja.

Tutje mund të lexoni eksportet dhe importet e Kosovës me vendet e tjera të botës.

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 17,5 milion euro, ose 26,1%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: SHBA (11,7%) dhe Zvicra (8,7%). Ndërsa importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 213,6 milion euro, ose 41,7%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Kina (12,8%) dhe Turqia (11,6%).” – thuhet në të dhënat e ASK-së.

Lajme të ngjashme