Shoferët e kamionëve nga Serbia: Po i bllokojmë të gjithë kamionët nga Kosova derisa të na lëshojnë edhe neve
Pikat kufitare me Serbinë, në Jarinje, Bërnjak e Medrare, janë mbyllur për shkak të bllokimit të rrugëve nga ana e Serbisë. Kjo bllokadë po bëhet vetëm për kamionë.
Për N1 kanë folur shoferët e kamionëve të cilët kanë thënë se kanë bllokuar rrugët për shkak të bllokimit të mallrave serbe nga Qeveria e Kosovës.
Ata kanë thënë se “kur nuk kalojnë kamionët tanë, askush nuk mundet” dhe thonë se nuk do të dorëzohen derisa të lejohen të kalojnë në Kosovë me kamionët e tyre.
“Asnjë kamion nuk mund të kalojë (në Serbinë qendrore), nuk ka rëndësi se çfarë është regjistrimi, sepse as ne nuk mund të zbresim. Ne ngasim mall nga Holanda, Gjermania, Belgjika, nuk ka mall nga Serbia.” – ka thënë njëri nga shoferët, Elvis Selmanoviq.
Një tjetër shoferë ka thënë se bllokimi i kamionëve nga Kosova “nuk është akt politik”.
“Ne kemi mallra që prishen. Ka më shumë se 200 kamionë tanë atje, të cilët janë në parkingje dhe mallrat tona janë gati të skadojnë. Tani as nga Kosova nuk mund të kalojë mall.” – ka thënë një tjetër shofer me emrin Denis Islamoviq.
Në anën tjetër, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka kërkuar qytetarëve që të udhëtojnë për në Serbi nga pikat kufitare të tjera.
“Ju njoftojmë se ne territorin e Serbisë, në afërsi të pikave kufitare në Jarinjë dhe në Merdare, për shkak të protestave që po mbahen, nuk është i mundur kalimi i autobusëve dhe kamionëve që vijnë nga Kosova. Nuk është i sigurtë për momentin as kalimi i veturave.” – thuhet në njoftim e MPJD-së
