“Serbia importuesi më i madh në tregun e Kosovës”, Zemaj: Përqindja e pushtetit popullist - NACIONALE

“Serbia importuesi më i madh në tregun e Kosovës”, Zemaj: Përqindja e pushtetit popullist

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka përmendur eksportin dhe importin e mallrave në Kosovë.

Duke u bazuar tek Dogana e Kosovës, Zemaj ka thënë se 5 muajt e parë të vitit 2023, eksporti i mallrave drejt vendeve të CEFTA-s ka qenë afër 126 milionë euro, ku kryesisht në Maqedoninë e Veriut me 40%, pastaj Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi.

Sipas Zemaj tek importi i mallrave, nga vendet e CEFTA-s në Kosovë është rreth 314 milionë (vlera e mallrave), ku Serbia është importuesi më i madh në tregun e Kosovës me rreth 37%.

Postimi i plotë:

Sipas Doganës së Kosovës, në 5 muajt e parë të vitit 2023, nga gjithsej 340 milionë eksporte, eksporti i mallrave drejt vendeve të CEFTA-s ka qenë afër 126 milionë euro (vlera e mallrave), ku eksportet janë kryesisht në Maqedoninë e Veriut me 40%, pastaj Shqipëria me rreth 29%, Serbia me rreth 15% dhe Mali i Zi me rreth 13%.

Ndërsa nga gjithsej 2.2 miliardë importe të mallrave, pjesa e importeve nga vendet e CEFTA-s në Kosovë është rreth 314 milionë (vlera e mallrave), ku Serbia është importuesi më i madh në tregun e Kosovës me rreth 37%. Më pas vjen Shqipëria me rreth 33% dhe Maqedonia e Veriut me rreth 24%.

“% e pushtetit popullist”!!

Lajme të ngjashme