“Shpifje, rrena”, Rrahman Jasharaj i reagon VV-së për videon: FLM që s’më kishit harruar - NACIONALE

“Shpifje, rrena”, Rrahman Jasharaj i reagon VV-së për videon: FLM që s’më kishit harruar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Rrahman Jasharaj, kryetar i SBAShK-ut, ka reaguar për videon e Lëvizjes Vetëvendosje, ku përmenden edhe sindikata e shfaqet fotografia e tij.

Në një reagim të titulluar “Në vend të reagimit ndaj videos së VV-së”, Rrahman i ka cilësuar si shpifje e rrena pretendimet e LVV-së.

“Edhe tani kur publikuan një video tjetër nuk dua të kritikoj e të flas për cilësinë e dobët dhe pa përmbajtje të kësaj video, por dua ta kritikoj regjisorin dhe skenaristin për foton time. Fotoja që kanë përdorë është më e keqja. Unë nuk jam i bukur, por ama ka shumë foto të mijat që janë më të mira se kjo në video. Regjisorin dhe skenaristin i lus me mirësi për një marrëveshje . Ata le të vazhdojnë të krijojnë shpifje e rrena dhe t’i kthejnë në video propaganduese, por të drejtën për zgjedhje të foto le të mos ma mohojnë.” – shkruan Jasharaj.

Në fund, z. Jasharaj ka ironizuar, duke thënë se i falëndëron LVV-në që nuk e kanë harruar.

“Nëse nuk kanë kohë duke u marrë me shpifje e rrena të kërkojnë në google, atëherë le të ma dërgojnë një adresë dhe unë u premtoj se për videon tjetër do t’ua dërgoj ndonjë foto timen që më pëlqen.

Krejt në fund Lëvizje Vetëvendosje ju faleminderit që nuk më kishit harruar as në këtë veprën e fundit “artistike”.” – përfundon Jasharaj.

Lajme të ngjashme