Shpërthim i fuqishëm nga pjesa veriore – policia detyron gazetarët të distancohen nga vendi i ngjarjes
Policia e Kosovës dhe personeli i EULEX-it janë të stacionuar pranë zyrave të KQZ-së në veri të vendit.
Gazetarët e Nacionales, Halim Kafexholli dhe Miranda Shala raportuan se një tjetër shpërthim është dëgjuar në pjesën veriore të vendit.
Si pasojë e shpërthimit policia ka kërkuar nga gazetarët të distancohen nga vendi i ngjarjes.
Sipas raportimeve, Policia e Kosovës, në bashkëpunim me EULEX-in, është e vendosur pranë zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në atë zonë.
Oficerët e pranishëm nuk ishin në gjendje të jepnin ndonjë informacion shtesë për qëndrimin e tyre pranë zyrave.