Shkuarja e Kurtit në Mitrovicë: Është presion direkt mbi qytetarët, tendencë me ndiku rezultatin final
Analisti Shenoll Muharremi e ka kritikuar liderin e VV-së, Albin Kurtin, i cili sot ka shkuar përsëri në Mitrovicë.
Ai ka bërë me dije se ky veprim është presion direkt te qytetarët e kësaj komune.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Kurti duhet të turpërohet nga këto veprime.
“Kish shku kryetari i LVV-së në Mitrovicë përsëri. Po më qeshet me të se po sillet si fëmijë paksa. Ama kjo bre është presion direkt te qytetarët atje dhe tendencë me ndiku rezultatin final. Aty është tepër ngushtë puna, ndoshta për 200 vota vendoset. Si nuk ju vjen turp me shku me gjithë ata xhipa e me bodigarda atje ka 2-3 herë në ditë e me ju bë presion njerëzve. Po luftojnë të gjithë kundër një djali të ri e të ndershëm. Po çka të duhet ajo fitore i dashur, edhe nëse e fiton kështu? A nuk të vjen marre? Sinqerisht, nëse fiton sot Arian Tahiri në Mitrovicë, Albin Kurti duhet sonte me dhënë dorëheqje pas asaj çka kemi parë këto ditë”, ka shkruar ai.