“Shkresa e parë për Drenicën”, Kosova kërkesë zyrtare Serbisë për personat e zhdukur
Kryetari i Komisionit për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, përmes një njoftimi për media, ka treguar se Kosova i ka bër kërkesë zyrtare Serbisë, në lidhje me zbatimin e Deklaratës për personat e zhdukur që u miratua në Bruksel.
Hoti ka thënë se shkresa e parë fillon me Drenicën, sepse ishte pikërisht Drenica aty ku Serbia kishte filluar krimet massive ndaj popullit shqiptar.
Kujtojmë se në bazë të marrëeshjes së Brukselit e aneksit të Ohrit, Serbia u dakurdua për të dhënë të gjitha inofrmacionet relevante në lidhje me zhdukjen me forcë të personave, gjatë përiudhës së luftës në Kosovë.
Gjithashtu në lidhje me këtë temë pati një debat të madh në Kosovë, nëse ishte përdorur ose jo terminologjia e durur për këtë marrëveshje, meqenëse në fakt zhdukja me forcë nuk është e njohur si terminologji që vë në përgjegjësi shtetet, sipas njohësve.
E plotë:
NJOFTIM PËR MEDIA
Në respektim të zbatimit të Deklaratës për persona të zhdukur, e miratuar në Bruksel, Republika e Kosovës pa humbur kohë ka filluar me kërkesat e saj për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.
Shkresa që po e publikoj këtu, është vetëm shkresa e parë drejtuar Serbisë, për të kërkuar arkivat që do të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me force gjatë luftës.
Ne kemi kërkuar nga Presidenti i Serbisë, të gjitha informacionet, përfshirë edhe ato të klasifikuara, për Komandën e Brigadës së Motorizuar të 37-të të Ushtrisë Jugosllave. Kjo brigadë, përveç tjerash ka kryer krime në regjion të Drenicës. Nga masakrat e kryera në fshatrat e Drenicës nga kjo njësi, ka ende civilë shqiptarë të zhdukur.
Natyrisht që shkresa e parë fillon me Drenicën, sepse pikërisht në Drenicë, Serbia ka filluar me krimet masive ndaj popullit shqiptar.
Juaji,
Andin Hoti