Shkak reshjet e borës, mbyllet për qarkullim pika kufitare Kosovë - Mali i Zi
Është mbyllur për qarkullim pika kufitare në Kullë. Shkak reshjet e borës.
Kështu ka bërë të ditur Qendra për Menaxhim Kufitar përmes një përditësimi në sajtin zyrtar.
Siç edhe mund ta shihni, pika që lidh Kosovën e Malin e Zi është e pakalueshme dhe jo për herë të parë këtë vit.
Kjo pasi, edhe në javën e fundit të muajit që lamë pas, saktësisht me datën 23, për të njëjtën arsye, praninë e madhe të borës, ishte ndërprerë për qarkullim.

