“Shijuam shujta të ngrohta në mensë”: Kurti në Mitrovicë, viziton Policinë në "Belvedere"
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se pasditen e ka kaluar në Mitrovicë.
Kurti ka bërë të ditur se është njoftuar me aksionet e operacionet dhe aktivitetet e arritura nga Policia e Kosovës.
“Pasditen e kalova sot në Mitrovicë. Nga palestra "Minatori" e demonstrimit të vajzës sonë të artë në xhudo, Majlinda Kelmendi, te oficerët tanë të çeliktë në Kampin e Policisë në Belvedere. U njoftova për aksionet e operacionet, aktivitetet e të arriturat e Policisë së Kosovës. Sukseset e tyre për rend, ligj dhe kushtetutshmëri në katër komunat tona në veri të vendit janë mahnitëse. Motivimi e morali i tyre janë të lartë kurse profesionalizmi dhe disiplina e pashoq. Mbështetja e jonë për ta është e garantuar.” – ka shkruar Kurti.
Ai tutje ka thënë se në fund së bashku me ministrin Sveçla dhe drejtorin Hocha kanë ngrenë shujta të ngrohta në mensën e re të Kampit të Policisë në Belvedere.
“Bashkë me Ministrin e Brendshëm Sveçla, Drejtorin e Policisë, Hoxha, dhe gjithë të tjerët në fund shijuam shujtat e ngrohta në mensën e re të Kampit.” – ka përfunduar ai.
