Ndëshkim me faza, Kurti 'non grata': Çka u raportua për ndëshkimin brutal të Kosovës nga aleatët më të mëdhenj? - NACIONALE

Ndëshkim me faza, Kurti 'non grata': Çka u raportua për ndëshkimin brutal të Kosovës nga aleatët më të mëdhenj?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetarja e Nacionales, Miranda Shala ka shpjeguar se cilat mund të jenë ndëshkimet e ndërkombëtarëve ndaj Kosovës, pas situatës së fundit të krijuar në veri.

Duke ju referuar një raportit të Euronews Albania, gazetarja ka treguar se sanksionet për Kosovën, ndahen në dy faza.

Në fazën e parë të sanksioneve hynë, ngrirja e fondeve nga BE-ja, ngrirja e procesit të liberalizimit të vizave, ngrirja e procesit të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, ngrirja e fondeve amerikane.

Ndërsa në fazën e dytë hynë qëndrimi pasiv ndaj fushatës serbe për çnjohje, riorganizimi i pranisë ushtarake ndërkombëtare, reduktim serioz i kontingjentit amerikan, përjashtimi i Kosovës nga disa organizata ndërkombëtare.

Me përfundimin e këtyre dy fazave, thuhet se mund të ketë sanksione individuale ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ku mund të shpallen “non grata”.

Lajme të ngjashme