Shehaj: Vizioni ynë është që shqiptarëve t’ua heqim shtetin nga kurrizi
Agron Shehaj, kryetari i partisë ‘Mundësia’, thotë se vizioni i kësaj partie është veç tjerash, ulja e kostos së administratës. Në Euronews, ai tha se kjo është korniza e kësaj partie: shtet më të vogël, hapësirë më shumë për shqiptarët.
“Vizioni jonë është, në mendojmë që shqiptarët nuk presin nga shteti por duhet t’ia dalin vetë. Dhe ne mendojmë që shqiptarëve duhet t’ua heqim shtetin nga kurrizi. Ne jemi për një shtet më të vogël dhe më shumë hapësirë për qytetarët.
Ne jemi për administratë më të vogël, të ulim 50% koston e administratës. Jemi për mbështetjen e drejtësisë, SPAK-u nuk preket, ne duam kthimin e parave të vjedhura. Kjo është korniza”, tha Shehaj.
Një debat i gjatë që bëhet ditëve të fundit në Shqipëri, është edhe çështja e listave të hapura dhe të mbyllura si dhe përfshirja e familjarëve të politikanëve në lista, siç ishte rasti i fundit edhe me Adriatik Lapajn.
(Sqarimi jonë: Arsyeja se pse kjo bëhet në Shqipëri, për ta kuptuar shkurt lexuesi kosovar, është se në lista futen familjarë të politikanëve, ata potencialisht zgjidhen ose marrin mandatin e deputetit, të njëjtin më pas e dorëzojnë dhe e merr dikush tjetër në listë).
Për Agron Shehajn e partisë ‘Mundësia’, këso lloj praktikash me listat e mbushura me familjarë, janë ‘kot’ dhe ‘zhvlerësojnë votën’.
“Janë lojëra kot, populiste pa vlerë dhe që janë të zhvlerësojnë komplet votën e qytetarëve.
Vendosja e familjarëve njerëz të besuar se ndryshe tregon një pasuri, nëse kjo vlen, nëse një parti politike nuk ka anëtarë tjerë të besuar që nuk kanë synimin medoemos për tu bërë deputet, po kur të vinë në qeveri çka do bëjnë, do vendosin kryetar të doganave një familjar që është i vetmi që ka besim.
Nuk funksionon kështu një parti politike, me familjarë, nuk ka justifikim. Nuk ka arsye që justifikon përfshirjen e një familjari në listë.
Nëse shtojmë edhe marrëveshje, tentativa për të marrë përfaqësues të partive politike, që për vite të tjera janë sharë njëri me tjetrin, ata që bëjnë pazare, është një teatër i madh, momenti i parë kur një parti politike duhet të marrë një vendim dhe shikoni se çka bëjnë.
Nuk është fjalë goje kur thuhet 12 kandidatë fiktivë do japin dorëheqje. Në Kuvend duhet të shkosh, të jepet mandati, do refuzohet, do shënohet aty u refuzua, do i dërgohet KQZ-së, do shkojë të thuhet i dyti do e marrë mandatin, këtu ka një proces.
I bie teorikisht që nëse Rama, që ka pasur idenë e jashtëzakonshme që ka bërë gjithë këtë lëmsh dhe imagjinoni kushtet kur Rama ka 69 deputet dhe i duhen edhe këta 12 deputetë fiktivë.
Tezja, babai i atij apo këtij që është në lista, nuk mund të dalë keq në zgjedhje.
Domethënë është kaq lëmsh kjo punë.
Shumë nga partitë e mëdha që kanë emra të njohur, janë të njohur më shumë për keq sesa për mirë.
Fakti i të qenit të njohur, nuk do të thotë që është gjë e mirë”, thotë Shehaj.
Lexo edhe: