Jashtë çdo rregulloreje: RTK që financohet nga shteti, ministria e Çekut ia ndau 100 mijë euro
Ministria e Rinisë Kulturës dhe Arsimit (MRKS), e udhëhequr nga Hajrullah Çeku, ka bërë shkelje të rëndë si në ndarje të subvencioneve ashtu edhe në kontrata për renovimin e stadiumeve.
Përveç një mal me shkelje që auditori ka gjetur në ministrinë e udhëhequr nga Çeku, një ambsurd tjetër që ZKA ka gjetur është pagesa prej 100 mijë euro që kjo ministri i ka bërë Radio Televizionit të Kosovës..
Edhe pse RTK është televizion publik dhe financohet nga buxheti i shtetit të Kosovës, rrjedhimisht nga taksat e qytetarëve, ministria e Çekut i ka ndarë 100 mijë euro për t’i trnasmetuar ndeshjet e Kombetarës së Kosovës gjatë muajit mars dhe qershor.
“MKRS kishte lidhur memorandum bashkëpunimi me Radiotelevizionin e Kosovës (RTK) në vlerë prej 100,000€ për transmetimin e ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës në futboll për muajt mars dhe qershor 2025, pavarësisht se RTK është transmetues publik i financuar nga Kuvendi”.
Sipas rregullorës MF-Nr-04/2017 dhe rregullorja Nr. 09/2015, nuk parashh financimin e për Institucionet me status të Institucionit të Pavarur Publik.
Pra, ministria e Hajrullah Çekut në kundërshtim me rregulloret në fuqi, ka ndarë 100 mijë euro për Televizionin Publik.
Ndërsa siç merr vesh Nacionale, RTK në vitin 2024 veç se kishte arritur marrëveshje 2 vjeçare për transmetimin e ndeshjeve të Kombëtarës së Kosovës, pra nga viti 2024-2026, ndërsa ndarja e mjetëve për tansmetimin e këtyre ndeshjeve siç thuhet në gjetjet e ZKA ka ndodhur në vitin 2025.
Gjithashtu MRKS-ja i kishte kishte dhënë subvencion në një rast në vlerë 3 mijë 500 euro jashtë afateve të përcaktuara ligjore.
“Kemi vërejtur se MKRS, duke u mbështetur në kategorizimin e sportistëve dhe trajnerëve për vitin 2025, kishte dhënë subvencion në një rast në vlerë 3,500€ jashtë afateve të përcaktuara ligjore. Kërkesa për financim ishte paraqitur individualisht, jo përmes federatës, dhe pas datës 31 dhjetor, në kundërshtim me rregulloren në fuqi”.
Edhe në kërtë rast MRKS ka bërë shkelje të rregullorev.
“Sipas nenit 20, paragrafi 1 të Rregullores Nr. 14/2022 për kategorizimin e sportistëve dhe trajnerëve: sportistët dhe trajnerët, përmes klubeve të tyre i drejtohen federatës përkatëse për të dorëzuar aplikacionin për kategorizim deri me datën 15 dhjetor. Më tutje, paragrafi 3, përcakton që, komisioni i vlerësimit nuk do të marrë në shqyrtim aplikacionin e pakompletuar apo që është dorëzuar pas datës 31 dhjetor”.
