Shefja e stafit të Osmanit i reagon Zulfajt: Nuk keni tolerancë për njerëzit që mund të kenë interpretim ndryshe - NACIONALE

Shefja e stafit të Osmanit i reagon Zulfajt: Nuk keni tolerancë për njerëzit që mund të kenë interpretim ndryshe

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Learta Hollaj, shefja e stafit të Vjosa Osmanit i ka reaguar Jeton Zulfajt, këshilltarit të kryeministrit Albin Kurti.

Në një shkrim në Facebook, Hollaj ka thënë se presidentja do ta shkelte Kushtetutën nëse nuk do ta nxirrte dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

“Ta akuzosh atë për verbërim pushteti, monarki, arbitraritet e lloj-lloj fyerjesh që është turp t’i përmendim këtu, tregon se nuk keni as tolerancë minimale për njerëzit që thjesht mund të kenë interpretim ndryshe të Kushtetutës nga ai i juaji. Presidentja vetë ka thënë se e mirëpret dërgimin e këtij dekreti në Gjykatën Kushtetuese dhe se çfarëdo vendimi do ta respektojë.

Në një republikë, zelli për Kushtetutën është detyrë, jo ambicie” – ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme