Shefja e deputetëve të LDK-së flet pasi s’e votuan rezolutën për gjyqin në Hagë - NACIONALE

Shefja e deputetëve të LDK-së flet pasi s’e votuan rezolutën për gjyqin në Hagë

3 javë më parë

nga NACIONALE

Shefja e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu ka thënë se nuk morën pjesë në votimin e rezolutës për Hagën, pasi nuk u përfshi amandamenti i tyre në tekst.

Këto deklarata ajo i bëri për media, pas përfundimit të seancës së sotme.

“Kemi mbajtur një mbledhje të Kryesisë ku jemi dakorduar për rendin e ditës, dhe si parti politike dhe grup parlamentar nuk kemi qenë të njoftuar për përmbajtjen e kësaj rezolute, dhe për këtë ne kemi miratuar për të mos ndërprerë procedurën, jemi pajtuar të hyjmë në seancë, por kemi kërkuar tekstin. Dhe kemi ardh në seancë duke mos qenë të përfshirë në grupin konsultativ në lidhje me këtë rezolutë”.

“Në seancë kemi bërë një propozim të një amandamentimi, të cilin keni pasur mundësinë ta dëgjoni edhe përmbajtjen e tij, dhe meqë kryetarja nuk e vuri në votim këtë amandament, ne jemi rezervuar nga votimi” – ka thënë ajo.

Gjatë seancës ndërkaq, ajo në emër të partisë kërkoi të shtohet edhe një pikë.

Kjo rezolutë kërkon nga të gjitha institucionet e rendit dhe ligjet e Kosovës, si dhe inkurajon mbështetjen ndërkombëtare për intensifikimin e përpjekjeve drejt zbardhjes së plotë të gjitha vrrasjeve të pazbuluara të ndodhura gjatë dhe pas luftës në Kosovë…” – tha Lushaku.

Lajme të ngjashme