Shefi i Zyrës së BE-së viziton qendrën në Prishtinë ku po numërohen votat për deputet - NACIONALE

Shefi i Zyrës së BE-së viziton qendrën në Prishtinë ku po numërohen votat për deputet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka bërë me dije se ka vizituar Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë.

Ai ka postuar pamje në një postim në rrjetin social “X”.

“Vizitova sot Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë, ku është duke vazhduar procesi i numërimit” – ka shkruar ai.

Ndryshe, KQZ po numëron votat e kandidatëve për deputet, ndërsa më pas do të numërohen edhe ato me kusht dhe me postë.

Sipas rezultateve preliminare, VV ka dalë e para në këto zgjedhje me 40.84 për qind të votave, PDK e dyta me 22.05 për qind, LDK me 17.67 për qind dhe AAK e katërta me 7.45 për qind.

Lajme të ngjashme