Shefi i zyrës së BE-së: Ua shpjegova deputetëve, masat e BE-së janë të përkohshme
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka folur pas takimit që pati me Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës.
Përmes një shkrimi në Twitter, ai ka shpjeguar edhe një herë se masat e BE-së ndaj Kosovës janë të përkohshme dhe të kthyeshme.
Megjithatë, ai ka thekuar se nevojitet angazhim për depërshkallëzimin e situatës në veri.
“Patëm një shkëmbim të mirë me Komisionin për Punë të Jashtme për zhvillimet e fundit dhe situatën në veri. I shpjegova se masat e BE-së janë të përkohshme dhe të kthyeshme, por nevojitet një angazhim konstruktiv për të përmbushur de-përshkallëzimin siç kërkohet nga deklarata e 27 vendeve të BE-së më 3 qershor.” – ka shkruar ai.
Had a good exchange with Foreign Affairs Committee on recent developments and situation in the north. I explained that 🇪🇺EU measures are temporary and reversible, but constructive engagement is needed to deliver on de-escalation as requested by the EU27 statement of 3 June. pic.twitter.com/hvVc8KtJ1l
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) July 26, 2023