Shefi i “Wagner”-it thotë se mbi 5 mijë të burgosur janë falur pas kontributit në luftë - NACIONALE

Shefi i “Wagner”-it thotë se mbi 5 mijë të burgosur janë falur pas kontributit në luftë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Themeluesi i grupit “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, tha të shtunën se mbi 5 mijë ish-kriminelë janë falur, pasi i kanë përfunduar kontratat për të luftuar kundër Ukrainës.

Grupi famëkeq, i cili fillimisht përbëhej nga veteranët e forcave të armatosura ruse, ka marrë rol shumë më të rëndësishëm në luftën e Ukrainës, pasi ushtria ruse pësoi një varg humbjesh të turpshme vitin e kaluar, raporton agjencia “Reuters”.

Prigozhini doli nga hija dhe rekrutoi mijëra burra nga burgjet, duke u ofruar mundësinë për ta fituar lirinë në këmbim të shërbimit në disa prej betejave më të rrezikshme në Ukrainë.

“Tash për tash, më shumë se 5 mijë njerëz janë liruar me falje pas përfundimit të kontratave të tyre me “Wagner”-in, tha aleati i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin.

Sipas tij, vetëm 0,31 për qind e personave të falur pas shërbimit në “Wagner” kanë kryer përsëri krime, nivel që është 10 deri në 20 herë më i ulët se treguesit standardë.

I quajtur nganjëherë edhe “kuzhinieri i Putinit” për shkak të bizneseve të tij të shumta të ushqimeve, është më i fuqishmi nga një grup i aleatëve të Putinit, të cilët tash i kontrollojnë ato që në thelb janë ushtri private që rekrutojnë oficerë të lartë ushtarakë, ish-spiunë dhe persona të dënuar.

Lajme të ngjashme