ShBA-ja denoncon ashpër Kosovën për dhunën në veri - NACIONALE

ShBA-ja denoncon ashpër Kosovën për dhunën në veri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aksionet e sotme të Policisë së Kosovën për t`i vendosur kryetarët e rinj të Zveçanit dhe Zubin Potkut në zyrat e tyre kanë përplasur Qeverinë e Kosovës me SHBA-të. Duket se këto aksione nuk kanë qenë të koordinuara me aleatët e Kosovës.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, i ka dënuar ashpër aksionet e policisë për t`i vendosur kryetarët e rinj të komunave verior në zyrat e komunave.

Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se dhuna e sotme duhet të ndalohet menjëherë.

SHBA-ja dënon aksionin e ndërmarrë nga autoritetet e Kosovës për t’iu qasur objekteve komunale në veri të Kosovës. Dhuna e sotme duhet të ndalohet menjëherë”, ka shkruar Hovenier.

Edhe ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, i ka shpërndarë postimin ambasadorit Hovenier në profilin e tij në Twitter.

Kurse, senatori amerikan Chris Murphy ka qenë edhe më i ashpër me Kosovën.

Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se kur ishte në Kosovë, kryeministri Kurti nuk i kishte përmendur këtë plan.

Senatori ka kërkua që të ndalet menjëherë provokimi.

Sapo pata telefonatë me Dereck Cholletin për këtë zhvillim shqetësues. Në takimin e të hënës në Prishtinë me kryeministrin Kurti, ai nuk përmendi ndonjë plan për të hyrë në ndërtesat komunale. Si mik i Kosovës, jam zënë totalisht në befasi dhe ai duhet t’i japë fund këtij provokimi menjëherë”, ka shkruar ai.

Por, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është shprehur i bindur në vazhdimin.

Ai ka bërë me dije se kryetarët e komunave pёrgjegjёsitё e tyre mund t`i ushtrojnë vetёm nga ndёrtesat e komunave.

“Kryetarёt e komunave tё Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, qё u betuan dje, e kanё obligim ligjor tё fillojnё punёn menjёherё. Institucionet publike e kanё obligim tё sigurojnё kushtet qё tё njejtёt tё ushtrojnё detyrat dhe pёrgjegjёsitё e tyre. Si kryetarё tё komunave, ata mund tё ushtrojnё pёrgjegjёsitё e tyre vetёm nga ndёrtesat e komunёs. Tё ardhur me votё, mund edhe tё rrёzohen me votё. Tё pёrzgjedhurit e qytetarёve si rregull rrallёherё gёzojnё mbёshtetjen e secilit qytetar. Por kjo nuk nёnkupton qё qytetarёt e pakёnaqur mund tё bllokojnё shkuarjen e tё pёrzgjedhurve nё vendet e tyre tё punёs”, ka thënë Bislimi.

Sipas tij, njё praktikё e tillё do tё çonte shumё lehtё nё situata absurde ku asnjё kryetar, nё asnjё komunё nuk do tё mund tё ushtronte detyrat e marra.

Kryetarёt e porsaemёruar i uroj pёr pёrgjegjёsitё e reja dhe ua rikujtoj qё janё aty pёr tё promovuar interesat e secilit qytetar pa dallim tё bindjeve politike, pёrkatёsisё etnike, statusit social, moshёs apo gjinisё. Qytetarёt i ftoj qё t’u japin kohё tё sapozgjedhurve tё tregojnё se nё ç’masё i qёndrojnё mbrapa premtimeve tё bёra dhe principeve tё njё qeverisjeje tё drejtё, efikase, transparente, e nё shёrbim tё qytetarit. Mekanizmat e sigurisё i ftoj qё tё bёjnё maksimumin pёr tё garantuar sigurinё e qytetarёve dhe njё ambient tё qetё pёr tё gjithё”, ka thënë Bislimi.

Bilanci i tensioneve në veri: Pesë policë të lënduar dhe katër automjete të dëmtuara

Tentimi i kryetarëve të rinj të Zveçanit dhe Zubin Potokut për t`u hyrë në objektet e komunave nuk ka qenë i lehtë. Me të marrë këtë lajm, serbët lokalë kanë lëshuar alarmet dhe ka filluar grumbullimi i qytetarëve për t`i bllokuar hyrjet e objekteve të komunave. Kjo ka nxitur tensionimin e situatës, e cila ka çuar edhe në intervenimin e Policisë së Kosovës.

Intervenimi i policisë në shpërndarjen e trumave para objketeve komunave në Zveçan dhe Zubin Potok ka sjell edhe të lënduar.

Protestuesit në Zveçan pas një kohe kanë filluar të shfaqin dhunë, të fyejnë e të hedhin mjete të ndryshme të forta dhe shok bomba në drejtim të Policisë dhe automjeteve zyrtare, duke shkaktuar rrezik të drejtpërdrejtë dhe lëndime të lehta trupore deri tani ndaj pesë (5) zyrtarëve policorë të cilët më pas u janë kthyer detyrave policore. Po ashtu janë shkaktuar dëme materiale ndaj katër (4) automjeteve zyrtare, njërës prej tyre ia kanë vënë zjarrin. Dyshohet se në afërsi janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, por që ende nuk dihet lokacioni i saktë”, është thënë në komunikatën e policisë.

Lajme të ngjashme