SHBA dëshiron të ndalojë përdorimin e TikTok në pajisjet qeveritare, shqetësohet për sigurinë
Kongresi amerikan prezantoi sot një projekt-ligj për shpenzimet e qeverisë që do të ndalonte përdorimin e TikTok, rrjetit social kinez, në shumicën e pajisjeve të qeverisë amerikane; përjashtime do të ishin agjencitë e sigurisë kombëtare, agjencitë e zbatimit të ligjit, qëllimet kërkimore dhe anëtarët e Kongresit, ku disa përfaqësues kanë llogari të TikTok.
Administrata Biden ka kërkuar që TikTok ose çdo aplikacion tjetër ByteDance të ndalohet nga pajisjet në pronësi të qeverisë. TikTok përdoret nga dy të tretat e adoleshentëve amerikanë dhe është bërë rrjeti i dytë social më i popullarizuar në botë, shkruan AP.
SHBA shqetësohet se Kina mund të përdorë fuqitë ligjore dhe rregullatore për të kapur të dhënat e përdoruesve amerikanë ose për të tentuar të shtyjë narrativat ose dezinformatat pro Kinës.
Brooke Oberwetter, një zëdhënëse e TikTok, tha se ndalimi ishte "një veprim për sigurinë tonë kombëtare". Përkatësisht, si pjesë e projektit të sigurisë kombëtare, TikTok po zhvillon plane për sigurinë dhe mbrojtjen e të dhënave private.
"Këto plane po zhvillohen nën mbikëqyrjen e agjencive kryesore të sigurisë kombëtare të vendit tonë për të siguruar më tej një platformë në Shtetet e Bashkuara dhe ne do të vazhdojmë t'i informojmë ligjvënësit për këto plane", tha Oberwetter. /Nacionale/