Shala: Atentati mund të jetë i lidhur me subjekte politike - NACIONALE

Shala: Atentati mund të jetë i lidhur me subjekte politike

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala ka komentuar zhvillimet e fundit rreth kanosjes ndaj kreut të LDK-së dhe deputetëve të tjerë, për të cilat Nacionale mësoi se janë Arben Gashi, Armend Zemaj e Avdullah Hoti.

Ndërkaq, kur u pyet në Debat Plus, rreth asaj nëse kjo kanosje, apo atentat siç po i referohet ai, ka të bëjë me ndonjë subjekt politik, nuk e mohoi një gjë të tillë.

Siç deklaroi Shala, kundërshtarë politikë jashtë Kosovës nuk kanë.

“Po natyrisht, sepse kundërshtarë politikë jashtë Kosovës nuk kemi. Dhe kjo shkon përtej LDK-së”, ka deklaruar ai.

Duhet përmendur faktin se deri më tani, Nacionale kontaktoi të gjithë deputetët e apostrofuar, por që deri më tani nuk ka marrë përgjigje.

Lajme të ngjashme