“Serbia, jo Mustafa, kërkoi që Asociacioni të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”: Si eskaloi rëndë Bislimi mbrëmë në RTK - NACIONALE

“Serbia, jo Mustafa, kërkoi që Asociacioni të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”: Si eskaloi rëndë Bislimi mbrëmë në RTK

2 vjet më parë

nga Xhezair Dashi

Mbase ka ardhur koha që gënjeshtrat e politikanëve nëpër intervista tash e tutje t’i masim me “minutë në katror” si një njësi e re matjeje.

Për këtë mund të pyesim astrofizikanin-deputet Jahja Koka të Vetëvendosjes, për të parë a është i përshtatshëm një njësi e tillë për t’u futur edhe në Sistemin Ndërkombëtar të Njësive (SI).

Kjo ngase, nuk është më çështje se a po gënjehet ose jo – por “sa” po gënjehet. Sepse s’jemi më të cilësimi “po gënjehet” por te kuantifikimi “sa po gënjehet”.

Për inaugurimin solemn të kësaj njësie të re mund të shërbejë si ekzemplar ekskluziv intervista 51 minutëshe e Zëvendës Kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, në RTK para një dite.

Në secilën minutë të asaj interviste mund të esktraktosh të pavërteta – dhe t’i vendosesh në matjen e re “për minutë katror”.

Të fillojmë? Mund edhe ta lëshoni “stopwatch”-in.

Mendoj që e kemi deklaruar këtë disa herë (...)”, nisi t’i thotë Bislimi intervistuesit për një gjë (e cila shpjegohet më poshtë) që jo që nuk e ka thënë “disa herë” por s’e ka deklaruar asnjëherë, askush askund.

Pra, dy të pavërteta në as një fjali të plotë.

(...) që kërkesa që draft-dokumenti (i Asociacionit) të 2015’ës të shkojë në (Gjykatë) Kushtetuese nuk ka qenë kërkesë e delegacionit kosovar, por ka qenë kërkesë e delegacionit të Serbisë”, ka thënë Bislimi.

Nuk e besoni? Kush e beson? Që Serbia të kërkojë që “diçka” që të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës? Kushtetutë të cilën nuk e njeh, të një shteti të cilin nuk e njeh? Ju mund të pyesni, “si?” ose mund të bërtisni "çka?!"

Askush s’e di. Ta ndjekim ende...

Por, dijeni, kanë kaluar vetëm 20 sekonda dhe u bënë 3 gënjeshtra.

Sepse ata kanë thënë ne nuk ju besojmë politikanëve të Kosovës”, vazhdon Bislimi.

Çka i bie kjo? Kur i paskan besuar Beogradi politikanëve të Kosovës, dhe pse po u deshka? Çfarë tautologjie është kjo? Për më tepër e kontekstualizuar në një varg të thënash të pavërteta që Serbia paska kërkuar që Asociacioni të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Pyetja që lind natyrshëm, a po u besokan tash këtyre? Ka s'të shkon mendja...

Është manipulim i opinionit kur Isa Mustafa thotë që unë e kam kërkuar Nenin ku thuhet për t’u dërguar në Gjykatë Kushtetuese për arsye se në Bruksel, në negociata, më është thënë që këtë e ka kërkuar Serbia”.

Pra, Bislimi insiston. Serbia, thotë ai, është ajo që ka kërkuar që Asociacioni të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Pra, kjo Serbi që në Kushtetutë të vet e konsideron Kosovën si “pjesë integrale territoriale të Republikës së Serbisë”; rendin kushtetues të cilës provon çdo ditë të minojë; po kërkon të kundërtën, sipas tij. Hm...

Kush do ta merrte mend? Eh.

Ju mund ta pyetni Bashkimin Evropian, lirisht, është shumë interesante dhe shumë e pakuptueshme”, vazhdon ai.

E tëra kjo që u tha është në një minutë të vetme – e të pavërtetat në “minutë katror” mund t’i nxirrni edhe vet.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe ish-kryeministri Isa Mustafa, i cili thjesht, me ç'duket, kishte mbetur i shtangur, duke e quajtur “fushatë të ulët politike”.

Madje në një prononcim për “Albanian Post” Mustafa u treguar edhe i ashpër duke ia vënë në dyshin edhe shëndoshësinë mendore.

S’është në rregull nga mendja”, ishte komenti i Mustafës.

Unë dhe ekipi i Kosovës kemi kërkuar dhe kemi vënë kusht që dekretin e qeverisë mbi miratimin e Statutit ta shqyrtojë Gjykata Kushtetuese dhe kur ajo konstaton se Statuti është në harmoni me Kushtetutën atëherë mund ti fillojnë procedurat për themelimin e Asociacionit”, tha Mustafa.

Lajme të ngjashme