Vijimi i takimeve me Abdixhikun, Kurti: Javën e ardhshme marrim vesh gjithçka, ekziston interesimi - NACIONALE

Vijimi i takimeve me Abdixhikun, Kurti: Javën e ardhshme marrim vesh gjithçka, ekziston interesimi

2 orë më parë

nga NACIONALE

Pas mandatimit të Lumir Andixhikut në Lidhjen Demokratike të Kosovës që të vijojë takimet me Albin Kurtin e Vetëvendosjes për të parë mundësi marrëveshje politike, ky i fundi tha mbrëmë për media se “javën tjetër marrim vesh gjithçka.”

Sipas tij, Vetëvendosja synon të jetë “sa më e përgatitur” deri në seancën konstitutive të përcaktuar më 6 gusht, por se “ende nuk mund ta parashikojmë rezultatin.”

“Do të përpiqemi që t’i shfrytëzojmë këto ditë, në mënyrë që të jemi sa më të përgatitur kur fillon seanca për konstituimin e institucioneve të legjislaturës së 11-të. Mirëpo nuk mund ta parashikojmë ende rezultatin, nuk do të mungojnë përpjekjet. Ekziston edhe interesimi, edhe vullneti, edhe gatishmëria, por në javën e ardhshme marrim vesh gjithçka”, tha Kurti.

Lajme të ngjashme