"Serbia, gardiane e paqes": Vuçiqi takon ambasadorin rus, flasin për Kosovën e për dialogun
Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është takuar sot me ambasadorin rus Aleksandar Botsan-Kharchenkon ku kanë biseduar edhe për Kosovën dhe dialogun.
Për këtë takim njoftoi Zyra për Media e Presidentit të Serbisë, dhe ku u tha që me ambasadorin rus kishin folur edhe për rritjen e aktiviteteve diplomatike e ndërkombëtare për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
“Serbia do të vazhdojë të jetë gardiane e paqes dhe stabilitetit në rajon, duke avokuar për respektim të Ligjit Ndërkombëtar,” – u shpreh z. Vuçiq.
Ambasadori rus mësohet që ka konfirmuar se Federata Ruse do të mbështeste integritetin territorial dhe sovranitetin e Republikës së Serbisë, si dhe theksoi “rëndësinë e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në këtë drejtim.”
